TIRANË - Për demokratët, ndryshimet në ligjin për Televizionin Publik Shqiptar nuk mund të bëhen pa u konsultuar më parë me ndërkombëtarët, Bashkimin Evropian,
OSBE-në dhe Këshillin e Evropës. Kështu shprehet deputeti i PD-së, njëherësh kreu i Komisionit të Medias, Genc Pollo pas propozimit të 28 deputetëve të PS dhe LSI për amendim në këtë ligj për procedure e zgjedhjes së drejtorit të RTSH.
Pollo tha se "
drejtori i Radio Televizionit Publik nuk mund të kapet nga kryeministri".
Ligji i vjetër i vitit 2013 sipas tij, e bënte institucionin më të pavarur politikisht. Sipas ligjit në fuqi, zgjedhja e drejtuesit të RTSH-së kërkon konsensus absolut, i cili nuk është arrtirur mes mazhorancës aktuale.
"Për dy vjet e gjysmë pranuam që dy kandidatë për drejtorin e RTSH-së të ishin nga Partia Socialiste, por nuk mund të pranojmë që emri të përcaktohet ekskluzivisht nga Rama", - u shpreh Pollo.
Një ditë më parë, nënkryetari i Komisionit kuvendor të Medias, socialisti Alfred Peza, tha se PS dhe LSI kanë mbledhur firmat e nevojshme të deputetëve për të amenduar ligjin për TVSH-në. Sipas këtij ndryshimi drejtori i RTSH-së zgjidhjet me të njëjtën formulë si Presidenti nga Këshilli Drejtues i Televizionit, që do të thotë se nëse në 3 raundet e para nuk zgjidhet me shumicë të cilësuar në raundin e katërt për zgjedhjen e tij me shumicë të thjeshtë
“
Do të zhvillohen 5 votime nga ana e Këshillit Drejtues të RTSH për zgjedhjen e drejtorit të ri. 3 votimet e para do të jenë me shumicë të cilësuar të votave të anëtarëve të Këshillit dhe kryetarit të këtij Këshilli dhe nëse nuk zgjidhet në 3 votimet e para me shumicë të cilësuar atëherë në votimet e 3 dhe të 5-të kalohet tek zgjedhja e drejtorit të ri të përgjithshëm të RTSH me shumicën e thjeshtë të votove. Nëse edhe pas votimeve më shumicë të thjeshtë nuk arrihet të zgjidhet atëherë Këshilli shkrihet dhe fillon procedura e zgjedhjes edhe të Këshillit dhe gjithë zinxhirit drejtues të Radio Televizionit Publik Shqiptar nga e para”, tha Peza.
Me 28 firmat e deputetëve, nisma për amendimet në ligj kalon me procedurë të përshpejtuar.
Drejtori i Përgjithshëm i Televizionit publik shkarkohet me dy të tretat e votave të Këshillit Drejtues i cili 10 ditë pas hyrjes në fuqi të ligjit fillon ndryshimin.
Në konferencën e fundvitit 2015, vetë kryeministri Edi Rama tha se drejtuesi i Radio Televizioni Publik Shqiptar do të zgjidhet në Janar, por edhe pse ky muaj ka kaluar tashmë puna është duke vijuar për tu finalizuar shumë shpejt.
Redaksia Online
(Gre.M/Shqiptarja.com)
/Shqiptarja.com
Sondazhi i ditës:
10 Janar, 11:51
A duhet të çojë SPAK Berishën përpara Gjykatës për masakrën e 21 janarin?
-
Po
72.9%
-
Jo
24.1%
-
Nuk e di
3%
Vota total: 734
Votat totale janë unike
Lajme të tjera
-
Numërimi i votave, Celibashi: S’është koha që partitë të ikin! PD kundër numëruesve që vijnë nga administrata: Katastrofale
10 Dhjetor 2024, 15:29
-
Zgjedhjet 2025/ Komisioni i Venecias: Punoni të jenë të lira, OSBE: Depolitizoni administratën zgjedhore! Celibashi: Do të sillte mosnjohje rezultati
10 Dhjetor 2024, 10:23
-
Shqipëri, shqetësim transparenca e financimit në zgjedhje
9 Dhjetor 2024, 20:38
-
OSBE trajnon gjyqtarët dhe prokurorët e ardhshëm mbi trafikimin e qenieve njerëzore
6 Dhjetor 2024, 14:15
-
OSBE, trajnim punonjësve të Burgjeve për standardet e të drejtave të njeriut
22 Nëntor 2024, 15:44
-
'Krimet me armë të lehta ndodhin kudo por në Shqipëri është më i ashpër' Ambasadori i OSBE-së: Siguria nuk është vetëm përgjegjesi e policisë
20 Nëntor 2024, 17:32
-
Goditja e korrupsionit politik, financimi i partive dhe kufizimi për punësimin e titullarëve pas mbarimit të detyrës! Zbardhen disa nga propozimet në Komisionin e Posaçëm
13 Nëntor 2024, 09:47
-
Mbahet tryeza e parë për Dokumentin Analitik, ekspertët zbulojnë gjetjet dhe rekomandimet për integritetin e administratës publike dhe konsolidimin e shërbimeve digjitale
4 Nëntor 2024, 20:27
-
'Mashkull, femër apo të tjera', OSBE flet për sondazhin: E konsultuam me Kuvendin
29 Tetor 2024, 09:18
-
Fitorja e partisë proruse, Presidentja e Gjeorgjisë thotë se nuk e njeh rezultatin e zgjedhjeve
27 Tetor 2024, 22:27
-
'Mashkull, femër apo të tjera, çfarë gjinie je?', Tritan Shehu denoncon 'sondazhin' e OSBE-së për deputetët: Fyes, refuzoj ta plotësoj
24 Tetor 2024, 20:21
-
Prapaskenat e garës për sekretarin e Përgjithshëm të OSBE, Shqipëria me kandidaturën e Igli Hasanit mund rivalin turk! Si do zgjidhet në Vjenë
26 Shtator 2024, 17:15