"Është data 18 dhe për katër ditë ne do të jemi në proces zgjedhor. Ndërrimi i qendrës së votimit do të shkaktonte probleme serioze për qytetarët që votojnë në atë qendër votimi", tha Genc Gjoncaj, përfaqësuesi i PS-së në KQZ.
Ndërkohë që kryetarja e KQZ, Lefteri Lleshi u shpreh se kjo është përgjegjësi e krerëve të qeversisjes vendore. "Për këtë përgjegjësinë duhet ta mbajnë kryetarët e njësive vendore dhe jo KQZ-ja, sepse janë ata që e fusin vendimarrjen e KQZ-së në konfuzion, në raste të tilla kur na duhet ne prapë të marrim një vendim për të bërë ndryshime të tilla", tha Lefteri Lleshi, kryetare e KQZ-së.
Ndërkohë që Kodi Zjedhor përcakton se këto qendra duhet të jenë ngritur 40 ditë para procesit të mbajtjes së zgjedhjeve si dhe raste të specifikuara bëhet ndryshimi i tyre.
Mbeten edhe 4 ditë kohë para votimit dhe disa qendra ende nuk janë ngritur ndërkohë që 48 orë para votimit, duhet të transportohen materialet zgjedhore.
Shkrimi u botua sot në gazetën Shqiptarja.com (print) 17.06.2013
Redaksia Online
(b.m/shqiptarja.com)