Ndryshimi i strukturës për futbollin e moshave, Prodani në Report Tv: Goditet merita! Zgjidhen vetëm klubet që pëlqehen nga Kreu i FSHF-së

Federata Shqiptare e Futbollit ka vendosur të vërë në aplikim një strukturë të re të kampionateve kombëtare të moshave. Ky vendim i është njoftuar disa anëtarëve të Shoqatës Rajonale e Futbollit Tiranë. Sipas anëtarëve, vednimi duhet të ishte njoftuar minimalisht dy vite përpara dhe jo dy javë përpra sikurse ka ndodhur.

Kreu i Shoqatës Rajonale të Futbollit të Tiranës, Eduart Prodani ripërsëriti kundërshtinë rreth këtij vendimi dhe tha për Report Tv se skema e re dëmton të ardhmen e futbollit të të rinjve.

Ai thotë se vendimi është i pa konsultuar me anëtarët e shoqatave rajonale të futbollit dhe skema favorizon vetëm ato grupe të cilat janë në preferencat e Kreut të FSHF-së.

"Është marr një vendim mes pushimeve kur njerëzit nuk janë në vende pune, zyra. Është një vendim i pa konsultuar që  nuk merr parasysh interesat e anëtarëve dhe dëmton të ardhmen e futbollit. Është një skemë prej një hakmarrjeje primitive personale ndaj shumë klubeve që elktoralisht nuk janë të pëlqyeshme dhe të përshtatshëm për Kreun e FSHF-së.", thotë Prodani.

Prodani shprehet se vendimi godet meritën e grupeve lidhur se cilat do të jenë ato që do të shkojnë në kampionatet elitare.

"Rikonstruktohet mënyra se si shkohet në kampionatet elitare kombëtare , jo në bazë të meritës sportive, por në varësi të klubeve. Kanë shpikur disa mekanizma korrektimi të cilat lejojnë që disa akademi të caktuara të preferuara ndonëse nuk kanë skuadra në superiore të futen në kampionatet kombëtare të moshave dhe të tjerat të mbesin jashtë.", tha ai.

Prodani thotë se vendimi në ndryshimin e aplikimit të formulës së re duhet të ishte njoftuar të paktën 2 vite më përpara.

"Goditet merita, në rastin më të mirë është një padituri e madhe, por jam i bindur që bëhet për qëllime elektorale. Ka një aspekt tjetër negativ .Në botën kur ndërrohet strukturat e kampionatit, ndërrimet njoftohen vite më përpara. Numri i akademive që dëmtohen nuk është i vogël.", shprehet ai.

Ai thotë se i është kërkuar FSHF-së anulimi i vendimit.

"I kemi kërkuar Federatës që ta anulojë këtë vendim dhe të hapë një diskutim me grupet e interesuara.", tha Prodani në Report Tv.

Kujtojmë se ndryshimet e formulës së futbollit solli shpërthimin e shumë aktorëve që përfaqësojnë futbollin e të rinjve, mes të cilëve edhe shoqata rajonale e futbolllit të Tiranës përmes kreut të saj Eduard Prodani. Kjo e fundit me anë të një reagimi e ka quajtur vendimin e FSHF-së antifutboll dhe jo të ligjshëm, pasi minimalisht duhet të njoftohej dy vite para dhe jo dy javë.

S.C/G.MO/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    21 Dhjetor, 15:03

    Si e vlerësoni mbylljen e TikTok në Shqipëri për një vit?



×

Lajmi i fundit

Gjergj Luca i dedikon këngë Giorgia Melonit për Krishtlindje: Kur dolëm nga ferri, Italia na priti duar hapur

Gjergj Luca i dedikon këngë Giorgia Melonit për Krishtlindje: Kur dolëm nga ferri, Italia na priti duar hapur