Ndryshimet në Kodin Zgjedhor/Soreca: Marrëveshja e 5 qershorit duhet të respektohet, çdo gjë përtej kësaj të diskutohet në Këshill

Ndryshimet në Kodin Zgjedhor/Soreca: Marrëveshja e 5 qershorit duhet të respektohet, çdo gjë përtej kësaj të diskutohet në Këshill

Ndryshimet në Kodin Zgjedhor dhe mosarritja ende  e një konsensusi mes palëve politike ka sjellë edhe reagimin e Ambasadorit të BE-së, Luigi Soreca, i cili kërkoi që palët të respektojnë marrëveshjen e 5 qershorit.

Soreca theksoi se çdo ndryshim i propozuar duhet të diskutohet dhe arrihet me konsensus në Këshillin Politik përpara se të votohen në Parlament duke ruajtur frymën bashkëpunuese që solli marrëveshje e 5 qershorit.

"Ritheksojmë qëndrimin tonë që marrëveshja e 5 qershorit, e cila ka zbatuar rekomandimet e OSBE / ODHIR mbi reformën zgjedhore , duhet të respektohet. Ne gjithashtu konfirmojmë rëndësinë që çdo propozim për ndryshime të mëtejshme në nenet e kodi zgjedhor, të cilat shkojnë përtej fushëveprimit të marrëveshjes së 5 qershorit, të diskutohen siç duhet në kuadrin e Këshillit Politik në një mënyrë bashkëpunuese dhe gjithëpërfshirëse përpara se të votohet në Parlament", shkruan Soreca.

Më herët edhe ambasadorja e SHBA-së, Yuri Kim kërkoi respektimin e marrëveshjes së 5 qershorit dhe u shpreh e kënaqur që opozita jashtë Kuvendit ka marrë përgjegjësitë e veta me propozimet e dërguara të dielën në mbrëmje.

I.K/k.m./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • A...Zh: 28/09/2020 18:56

    Likja me opoziten jua di ilacin ketyre ambasadoreve! I fyen, kercenuan e shantazhuan, dhe hopa tani jane bere bashke! Sa aktual eshte portretizimi i Evropes para afro nje shekulli nga Fishta i madh!

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:
    23 Dhjetor, 23:33

    Opozita proteston duke paralizuar 3 orë Tiranën, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Sondazhi i Tiranës, PS i qëndron 18 mandateve, zbret PD me 4 deputetë! Surprizë partitë e reja me 8 mandate, fundoset PL-ja

Sondazhi i Tiranës, PS i qëndron 18 mandateve, zbret PD me 4 deputetë! Surprizë partitë e reja me 8 mandate, fundoset PL-ja