Kapet një person i shpallur në kërkim për veprën penale "Prodhim dhe shitje e lëndëve narkotive".
Sipas informacioneve nga policia u arrestua 37 vjeçari me iniciale K. S., banues në Lazarat, Gjirokastër.
Ky person ishte i shpallur në kërkim pasi, në datën 6 janar të vitit 2014, në Këlcyrë, ka qenë duke drejtuar një automjet dhe pasi ka parë Policinë ka kthyer automjetin dhe e ka braktisur në fshatin Peshtan. Nga kontrolli i ushtruar, në afërsi të mjetit u gjetën 115 kg lëndë narkotike cannabis sativa.

Prokuroria Pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Gjirokastër ka dërguar urdhrin për ekzekutimin e vendimit penal të Gjykatës së Shkallës së Parë Gjirokastër, e cila e ka dënuar K. S., me 6 vite burg.
Komente


Gjalle qenkan Akoma lazaratasit dhe fshati I tyre ?!
Përgjigju