Kthehet ora legale. Në orën 02:00 të mëngjesit të sotëm akrepat u zhvendosen 1 orë përpara në 03:00, kur hyn në fuqi dhe ora e verës. Ky ndryshim, në mbrëmjen mes të shtunës 30 dhe të dielës 31 mars 2024, përkon me festën e Pashkës.
Tani mund të shijojmë një orë më shumë dritë, por humbasim gjashtëdhjetë minuta gjumë, gjë që mund ta ndjejmë në ditët e para. Kompjuterët dhe pajisjet e lidhura me internetin përditësohen automatikisht, ndërkohë që është e nevojshme të korrigjoni manualisht kohën e treguar nga orët analoge.
Ndryshimi i orës për disa sjell shqetësime ndaj ekspertët, si çdo vit, ofrojnë disa këshilla të ngjashme me ato që përdoren për të përballuar shqetësimet e vogla që lidhen me ndryshimin e stinës.
Mos i jepni shumë rëndësi disa problemeve të vogla të shëndetit. Pak dhimbje koke, përgjumje mungesë përqendrimi dhe pak nervozizëm nuk duhet t'ju shqetësojnë: këto janë bezdi të destinuara të zhduken brenda pak ditësh, për të cilat nuk duhen merrni ilaçe nëse nuk është mjeku që t'i përshkruajë.
Fakti që këtë herë ndryshimi i orës përkon me festën e Pashkës, çka do të thotë që dhe e hëna është pushim është një mundësi e mirë për të rimarrë veten.
Të martën? Kujdes! Dita e parë e punës pas hyrjes në fuqi të verës sheh një rritje të aksidenteve rrugore çdo vit. Këta janë kryesisht persona që, duke harruar ndryshimin e orës, zgjohen vonë dhe nxitojnë në punë, duke shkelur dhe Kodin rrugor.
Qëllimi I këtij ndryshimi ka të bëjë me kursimin e energjisë.
Ora diellore rikthehet në fuqi në fundjavën e fundit të tetorit, natën ndërmjet të shtunës 26 dhe të dielës 27 tetor akrepat do i kthejmë sërish një orë pas për të rimarrë orën e gjumit.
Nuk e kuptoj përse thuhet flemë më pak?! Vetëm natën e parë ose 2-3 netët e para flemë më pak. Pastaj flemë aq sa flejmë gjithmonë dhe sa kemi nevojë. Sepse nëse do ngrihesh një orë më herët, dhe gjumi do të të zerë një orë më herët më darkë, është diçka që e kërkon trupi. Vetëm ditën e parë mund të zgjohesh me një orë më pak. Por në darkë do ta rikuperosh sepse e kërkon vetë trupi të fle..
Përgjigju