Ora dimërore ndërrohet të dielën e 31 marsit, në orën dy të mëngjesit, kur akrepat e orës do të lëvizin përpara për një orë.
Në këtë mënyrë do të humbasim një orë gjumë dhe kështu lëvizja e akrepave do të ndikojë në trupin tonë, por do të shijojmë një orë më shumë dritë.
Sipas llogaritjeve do të rikthehet përsëri në fundjavën e fundit të tetorit, natën ndërmjet të shtunës 26 dhe të dielës 27 tetor.
Disa orë, si ato në pajisjet teknologjike, do të ndërrohen automatikisht. Por për pajisjet e vjetra që nuk janë të lidhura me internetin, duhet t’i lëvizni manualisht para se të shkoni në shtrat të shtunën në mbrëmje.
Zgjimi një orë më herët se zakonisht mund të prishë ritmin tonë ose orën natyrale 24-orëshe të trupit dhe të na bëjë të ndihemi të përgjumur dhe të çorientuar, gjë që mund të rezultojë në pasoja të tjera shëndetësore.
Natën nga e shtuna në të diel duhet të shkojmë në shtrat një orë më herët, në mënyrë që të zvogëlojmë mundësinë e gjumit të dobët. Në një studim të botuar në revistën Sleep Science and Practice, gati 14% e njerëzve thanë se flinin më keq gjatë dy javëve pas ndërrimit të orës.
Ne të gjithë mbështetemi te drita e ditës dhe natës për t’i sinjalizuar trupit tonë se kur është koha për t’u zgjuar dhe për të fjetur, kështu që edhe ndryshimet delikate mund të prishin ritmin qarkullues që rregullon pushimin tonë.
M.Q./SI.E./Shqiptarja.com
Sondazhi i ditës:
27 Nëntor, 11:43
Si e vlerësoni vendimin e GJKKO që liroi Berishën nga arresti shtëpiak?
-
Të drejtë
24.4%
-
Të gabuar
68%
-
Nuk e di
7.6%
Vota total: 3072
Votat totale janë unike
Lajme të tjera
-
Sonte ndryshon ora, si ndikon te qytetarët! Psikologia: Fëmijët dhe adoleshentët preken më shumë, shqetësim gjumi! Ja disa këshilla
30 Mars, 14:22
-
Sonte pas mesnate ndërron ora, akrepat shkojnë një orë para! Flemë më pak, por dita zgjat më shumë
30 Mars, 08:18
-
Pas dy javësh rikthehet ora verore, akrepat shkojnë një orë para
16 Mars, 21:28
-
Kthehet ora verore, në mesnatë akrepat shkuan 60 minuta para
26 Mars 2023, 07:16
-
Kthehet ora verore, sonte në mesnatë akrepat shkojnë 60 minuta para
25 Mars 2023, 07:41
-
Kthehet ora verore, të dielën akrepat shkojnë 60 minuta para
22 Mars 2023, 15:52
-
Ndryshimi i orës, gjatë natës akrepat kthehen 60 minuta prapa
29 Tetor 2022, 10:03
-
Ndryshimi i orës, të dielën akrepat kthehen 60 minuta prapa
25 Tetor 2022, 09:51
-
Sot ndryshimi i orës verore 2022, mësoni kur dhe si do të lëvizin akrepat
25 Mars 2022, 01:48
-
Gjatë natës ndryshoi ora, akrepat lëvizën 60 minuta përpara, zgjatet dita
28 Mars 2021, 07:33
-
Më shumë dritë, gjatë natës ndryshoi ora, akrepat lëvizën 60 minuta përpara! Flemë më pak, por dita zgjat më shumë
27 Mars 2021, 11:51
-
Akrepat e orës lëvizin 60 minuta para! Kthehet ora verore
28 Mars 2020, 10:30