Ndryshojnë linjat e urbanëve, në
Tiranë, ja stacionet që shtohen 
PDF/Vendimi për linjat e transportit

Ndryshojnë linjat e urbanëve, në<br />Tiranë, ja stacionet që shtohen <br />PDF/Vendimi për linjat e transportit
Bashkia e Tiranës ndryshon një pjesë të linjave të transportit publik në Tiranë. Janë shtuar stacione të reja, gjithashtu ndryshojnë edhe stacionet për disa nga linjat që përdoren më shumë nga qytetarët, siç janë "Unaza", "Tirana e re" dhe "Kombinat-Kinostudio"

Në projektvendimet e miratuara sot nga Këshilli Bashkiak, thuhet se shtohet linja “Selitë-Kristal-Qendër-St.Trenit-Allias”, Linja tjetër do jetë “Sauk-Kopshti Zoologjik- Ish St.Trenit” ajo e “Kasharit” do operojë në zonë unazore, rreth zonës së Kasharit

Bashkohet linja “ish-Kombinati i Autotraktorëve-Institut 

Linja “Laprakë” do të funksionojë në formë unazore deri në Ish Kombinatit 

Linja e re “Ish st. i Trenit- Sauk-Senatorium”, do zgjerohet Linja “Qyteti Studenti-Jordan Misja” do t’i shtohen stacionet 

Linja “Procelan” do të ketë një shtrirje deri në Linzë

Linjës “Uzina Dinamo-Sharrë” do ti ndryshojnë stacionet 

Linjës “Kombinat-Kinostudio” do t’i ndryshojë numri i stacioneve Bashkia e Tiranës propozon ndryshimin e linjave të urbanëve. 

Vendimi pritet të miratohet në mbledhjen e sotme të Këshillit dhe këto ndryshime vijnë për shkak të rritjes së numrit të banorëve në Tiranë. 

autobuset


(Vendimi i Këshillit Bashkiak për linjat e transportit)

Veliaj: Tirana zgjohet përfundimisht nga gjumi i katër viteve të shkuara
Kryetari i Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj, duke prezantuar projektet e Bashkisë, tha se Tirana zgjohet përfundimisht nga gjumi i katër viteve të shkuara. Sipas tij, Tirana sot është shndërruar në një kantier ndërtimi dhe në çdo cep të kryeqytetit po punohet.
 

(Veliaj)

"Qyteti është kthyer në një kantier ndërtimi dhe tashmë mund të themi se jemi zgjuar nga gjumi i katër viteve të fundit. Bulevardi i ri është në përfundim e sipër. Tre nga katër segmentet e Unazës së Vogël kanë përfunduar dhe në fund fare do të kthejmë sheshin Skënderbej në hapësirën më të madhe pedonale në Shqipëri. Në 1 qershor fëmijët e Tiranës do kenë dhe një kënd lojërash në zemër të Tiranës. Sigurisht që ka disa që nuk ndihen rehat me faktin që Tirana është kthyer në punë. Kjo u nxjerr në pah paaftësinë e tyre. Në katër vjet mund të ishin bërë këto punë. Por pavarësisht tentativave të vazhdueshme për të bllokuar punën në Tiranë, jemi të vendosur për të ecur përpara. Zërat e një grushti gjumashesh dhe dembelësh nuk mund të bëjnë asgjë. Bashkia do të punojë pa ndërprerje 24 orë në 7 ditë. Shembulli më i mirë i faktit që Tirana është kthyer në punë janë edhe 20 e ca vendimet që propozoj të miratojmë sot”- u shpreh Veliaj.

Një prej projektvendimeve të rëndësishme të Bashkisë së Tiranës që iu propozuan Këshillit Bashkiak sot, është edhe ai për shtimin e 15 linjave të reja urbane në Tiranë.
 
Veliaj tha se po mban një premtim elektoral për të cilin ishte zotuar një vit më parë.
 
"Një nga premtimet e mia ka qenë mbulimi i territorit të Tiranës me transport dhe përmirësimi i cilësisë. Pa u bërë ende 1 vit nga marrja e detyrës, sjellim sot propozimin konkret, shtrirjen më të gjerë të linjave ekzistuese, duke shtuar linjat e reja deri në 15 dhe rregullojmë 25 linja të komunave. Pas miratimit të këtij vendimi, 15 linjat urbane, që kanë 500 vendqëndrim autobusi, jam i bindur se i gjithë territori i Tiranës do të jetë i mbuluar me transport publik", tha Veliaj. 

Ndihma financiare për familjet e përmbytura ishte një tjetër projektvendim i Bashkisë së Tiranës. Sipas kryetarit të Bashkisë, Veliaj, janë 16 familje të cilat banojnë në njësinë nr.11, të cilat përfitojnë nga vendimi. "Përmbytjet kishin ndodhur kohë më parë, fondi i dëmshpërblimin 16 milionë lekë. Kemi arritur të menaxhojmë me sukses shumë prej krizave, me vjen mirë që s’kemi patur fatalitete. Jemi duke punuar jo vetëm në shkolla , por edhe në kopshte për trajtimin ndaj emergjencave civile", tha ai.
 
Një tjetër fond i Bashkisë së Tiranës, është edhe ai për djegien e shtëpive. Sipas kryebashkiakut Veliaj, janë 56 milionë lekë që shkojnë në ndihmë të këtyre familjeve të cilave u është dëmtuar banesa nga zjarri.
 
Ndërkohë, në Bashkinë e Tiranës do të ketë edhe punonjës me kontratë të përkohshme. Do të jenë drejtoritë e përgjithshme 1 dhe 2 si dhe Agjencia e Parqeve.
 
Këto drejtori kanë barrën e madhe për ruajtjen e mjedisit. Këto institucione mund të marrin punonjës me kontrata të përkohshme për stinën e verës dhe periudhën tetor-dhjetor. Kemi shtuar 10 300 pemë në kryeqytet”, tha Veliaj.  

Veliaj debate me këshilltarët e PD: Distancohuni nga ndërtimet te Diga, Olli: S'ke etikë qytetare
Mbledhja e sotme e këshillit Bashkiak të Tiranës është shoqëruar me debate mes kryebashkiakut Erion Veliaj dhe përfaqësuesve të djathtë. Veliaj u shpreh në fjalën e tij se ka marrë fund koha kur Tiranë "flinte gjumë", ndërsa iu kërkoi anëtarëve të PD në këshillin Bashkiak që të mbanin qëndrim dhe të distancoheshin nga punimet te diga e liqenit artificial. 

Veliaj atakoi edhe Presidentin Bujar Nishani, ndërsa kreu i grupit të këshilltarëve të PD, e akuzoi atë se s'ka etike qytetare në komunikim. 

Erion Veliaj: Në 21 qershor ka mbërritur civilizimi, do ta ruajmë.

Akil Kraja: Shiko dekriminalizimin.

Erion Veliaj: Do ta ruajmë civilizimin me çdo kusht. Tirana do u mbetet qytetarëve, as fjalë të pista, as fjalë të ndyra, as zaptues, as të fortët e partisë, asnjë. Në Tiranë do imponojmë edukatë, edukatë qytetare me çdo kusht. Vetëm civilizimi u shpëton, kur të civilizoheni, të distancoheni nga barbaria, atëherë keni shans. Kush vjen në Tiranë do respektojë rregullat e qytetit, do t'i bëjmë edhe më të forta për sjelljet e pahijshme. Rregullat do ti bëjmë sipas votave. Eja e kandido ( i thotë Ollit) bashkë me Presidentin herën tjetër dhe e shohim si del, po Presidenti ja vuri shumë të lirë çmimin vetes, 100 lekë. E kishte shumë të lirë nderin, aq e përballoj në gjykatë. Puna është se si do përballoni publikun që vazhdoni dhe pengoni çdo punë të Tiranës. Po përdoni çdo mjet, e keni të kotë. Asnjë stërkëmbësh, asnjë pengesë, asnjë bllokim. Distancohuni nga diga dhe ju vjen një komerdare shpëtimi, rrini tek diga do të shkoni bashkë me digën.Kjo është këshilla ime falas për të gjithë grupin tuaj. Keni opinione se çfarë do të bëjmë me zaptimet por mos më thoni se është argument ti lëmë Çimit të partisë parkingjet, nuk ia lëmë. Nuk ja lë më Çimit parkingjet te Liqeni. Nuk ja lë më militantëve të partisë dhe kryetarëve të partisë suaj zaptimin e pronës publike. Më mirë ato lekë i bëj gjelbërim, pastrim dhe investim në Tiranë sesa të shëndosh gushën e partisë suaj, në qytetin e Tiranës asnjë lekë nga zaptimet. Gushën e një partie që shqeu qytetin nuk e fryj më harrojeni. Është e panegociueshme.

Akil Kraja: Respektoni debatin, pse bëni këtë zhurmë, keni frikë nga transparenca?

Erion Veliaj: Dukeni agresivë dhe njerëzit tmerrohen se ndonjë ditë mund të ktheheni ju në pushtet. Nga mimika duket sikur do vini ta shqyeni dhe njëherë qytetin.Këtë vit faturën e vandalizimit e kishit shumë të lartë. Pusteta që vodhët, pemët që thyet, pllakat që morët me vete në çdo protestë, grafiti që hodhët la një shije shumë të hedhur, uleni faturën. Edhe armiku njeriun e punës e duartroket.

Aldrin Dalipi: Hapni rregulloren para çdo reagimi. Kryetari dhe zv/kryetarët e Bashkisë mund ta marrin fjalën për diskutim sa herë e kërkojnë.

Akil Kraja: Jo duke ua ndërprerë të tjerëve fjalën, jo duke përdorur fjalë rruge.

Leonard Olli: Është e papranueshme që në çdo diskutim që flet një përfaqësues i Komisionit, flet një këshilltar të ndërhyjë kryetari i Bashkisë sepse nuk ka as sens nga rregullorja, as nga legjislacioni dhe asgjë tjetër. Vimë këtu pretendojmë për qytetari, për tu shkëputur nga politika me kërkesën e zotërisë që sapo foli prej 40 minutash dhe gjëja e parë dhe e fundit që nuk ndodh është respekti, etika dhe qytetaria. Për fat të keq më duhet ta pohoj, se qytetaria, etika, respektimi i ligjit dhe zoti. Veliaj nuk kanë lidhje me njëri-tjetrin, fare. Duke akuzuar këtu njerëzit që bëjnë punën e tyre. Na tregon votat, vota kemi dhe ne. Na lind dy herë më shumë e drejta të respektohemi dhe të dëgjohemi në këtë sallë. Por paturpësisht, pacipësisht të rrëmbehet, monopolizohet mikrofoni me karrigen që i është dhënë duke fyer këshilltarët dhe çfarë ata përfaqësojnë, kjo është përtej turpit. I vetmi njeri që po shqyen këtu Bashkinë prej 10 muajsh është Veliaj, po e shqyen dhe privatizon, po ja jep klientëve të tij tek Tajvani, klientëve të tij tek stacioni i Trenit duke hedhur banorët në rrugë.

17: 40 Debate mes Dalipit e Topollajt
Mbledhja e Këshillit Bashkiak është shoqëruar edhe me tensione mes kundërshtarëve. Përfaqësuesit e PD në Këshillin Bashkiak të Tiranës, shprehën shqetësimin për mosmbledhjen e këshillit sipas ligjit. "Ne e kemi detyrim të mblidhemi një herë në muaj. Nuk po mblidhemi. Jemi në kushtet e shpërndarjes njësoj si Shukriu i Peshkopisë, njësoj si Koço Kokëdhima apo kryetari i Bashkisë", u shpreh këshilltari i PD, Fabian Topollaj.

Ndërsa kreu i këshillit bashkiak, Aldrin Dalipi tha se gjuha e përdorur është fyerje për të gjithë këshilltarët. "Në qoftë se krahason këtë këshill me personazhe të tillë është turp dhe faqe e zezë për ty. Ti e fyeve këtë këshillë dhe ke fyer të gjithë këshilltarët duket e krahasuar me një person të pistë. Kërkoju ndjesë këshilltarëve me atë që the", tha Dalipi. 

 
  • Sondazhi i ditës:

    Kë doni ju që të fitojë zgjedhjet në SHBA?



×

Lajmi i fundit

Projeksionet e Fox News: Vota në 19 shtete, 105 vota elektorale për Trump dhe 72 për Kamala Harris! Gara e fortë

Projeksionet e Fox News: Vota në 19 shtete, 105 vota elektorale për Trump dhe 72 për Kamala Harris! Gara e fortë