Ndryshojnë oraret e ndeshjeve në Superligë, java e 10-të luhet në dy ditë (Agjenda)

Ndryshojnë oraret e ndeshjeve në Superligë, java e 10-të luhet në dy ditë (Agjenda)

Foto ilustruese

Superliga shqiptare e futbollit mbylli dje javën e nëntë dhe i dha fund fazës së parë. Pas verdikteve në fushë, Partizani kryeson me 19 pikë, katër më shumë se Tirana dhe Erzeni ndjekës. Tanimë kanë dalë edhe oraret e reja për javën e dhjetë. Superliga do luajë në 29 dhe 30 tetor në orare të ndryshme. Në 14:00 dhe 16:45 do zhvillohen sfidat. Të shtunë në 29 tetor luhen dy duele. Në 14:00 Kastrioti luan me Bylis dhe në 16:45 Vllaznia luan me Erzenin. Të diel në 14:00 Egnatia pret Partizanin, teksa në 16:45 zhvillohen dy ndeshje. Në "Elbasan Arena" Tirana pret Kukësin, ndërsa Teuta luan me Laçin në "Niko Dovana".

Superliga, java e 10-të:

E shtunë 29 tetor 2022

14:00 Kastrioti - Bylis

16:45 Vllaznia - Erzeni

E Diel 30 tetor 2022

14:00 Egnatia - Partizani

16:45 Tirana - Kukësi

16:45 Teuta - Laçi

S.Dh/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    23 Dhjetor, 23:33

    Opozita proteston duke paralizuar 3 orë Tiranën, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Krishtlindjet/ Shqiptarët për Report Tv: Gëzuar, mbarësi e harmoni për të gjithë

Krishtlindjet/ Shqiptarët për Report Tv: Gëzuar, mbarësi e harmoni për të gjithë