Ndryshojnë rregullat/ Ndalohen sharjet në polici, ja punonjësit që nuk do shërbejnë më natën dhe nuk do veshin uniformën, kujdes me Facebook-un

Qeveria ka ndryshuar rregulloren për Policinë e Shtetit, ndryshime të cilat janë botuar në Fletoren Zyrtare, duke hyrë në fuqi. Për herë të parë parashikohet që punonjëset e policisë shtatzëna dhe ato që kanë fëmijë deri në moshën 1 vjeç nuk mund të urdhërohen të kryejnë shërbim natën. Gjithashtu, punonjëset e policisë, në muajt e dukshëm të shtatzënisë, nuk do të mbajnë uniformë policore.

Rregulloja e re ndalon sharjet gjatë dhe jashtë detyrës nga punonjësit policisë, si ndaj kolegëve apo ashtu edhe ndaj qytetarëve. Ata punonjës policie që përdorin fjalor banal do të ulen në gradë si dhe do t’u shtyhet afati i gradimit. Është parashikuar edhe ndalimi i telefonit dhe i rrjeteve sociale, përfshirë edhe Facebokun, gjatë detyrës, për arsye që nuk lidhen me objektin e punës. Edhe jashtë shërbimit, punonjësit e policisë duhet të kenë kujdes me fotot apo materialet që publikojnë në rrjete sociale, pasi mund të ndikojnë negativisht në perceptimin e publikut.

Ndryshimet detyrojnë punonjësit e policisë që të mbrojnë informacionin sekret edhe pas largimit nga detyra, ndërsa ndalohet kategorikisht përdorimi i formacionit të mbledhur për shkak të detyrës për qëllime të tjera. Sipas rregullores së re, një strukturë përgjegjëse në për ruajtjen dhe administrimin e armatimit në polici mban një regjistër qendror për armët dhe municionet. Ky regjistër mbahet njëkohësisht në formë elektronike dhe në një libër të posaçëm.

Gjithashtu për herë të parë lejohet transferimi i punonjësve të policisë në struktura të tjera shtetërore, duke reflektuar këtu disa ndryshime në ligjin për policinë.

/r.k./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Aj: 14/01/2021 17:00

    Nuk I ben sherbim dhe na than mas 3hr te rroni vete

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:
    23 Dhjetor, 23:33

    Opozita proteston duke paralizuar 3 orë Tiranën, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Sondazhi i Tiranës, PS i qëndron 18 mandateve, zbret PD me 4 deputetë! Surprizë partitë e reja me 8 mandate, fundoset PL-ja

Sondazhi i Tiranës, PS i qëndron 18 mandateve, zbret PD me 4 deputetë! Surprizë partitë e reja me 8 mandate, fundoset PL-ja