Ndryshojnë rregullat/ Nga e hëna në të premte vetëm me tampon negativ në pikat kufitare me Malin e Zi! Në fundjavë me bileta avioni dhe prenotim hoteli

Ndryshojnë rregullat/ Nga e hëna në të premte vetëm me tampon negativ në pikat kufitare me Malin e Zi! Në fundjavë me bileta avioni dhe prenotim hoteli

Foto ilustruese

TIRANË- Për të kaluar nga dogana e Muriqanit dhe Hanit të Hotit, tani më nuk është e detyrueshme për të pasur një biletë avioni apo hotel të prenotuar, mjafton tamponi negativ COVID. Por KUJDES! Ky rregull do të jetë i vlefshëm vetëm për ditët e javës nga e hëna në të premte ora 22:00, ndërsa gjatë fundjavës ndryshojnë rregullat, ku do të lejohen që të hyjnë një kategori e caktuar personash. 

Burime zyrtare bëjnë me dije se do të lejohet të kalojnë gjatë të shtunës dhe të dielës vetëm personat me leje qendrimi, me leje pune, ata të cilët kalojnë tranzit në territorin malazez dhe ata që udhëtojnë drejt Aeroportit të Podgoricës (të cilët duhet të jenë të pajisur me prenotimet e biletave). Nga Muriqani në drejtim të Malit të Zi, lejohet të kalojnë edhe ata persona të cilët kanë prenotuar hotelet për fundjavën në Mal të Zi. 

Njoftimi është dhënë nga Drejtoria Vendore e Kufirit dhe Migracionit Shkodër. 

"Stacionet e Policisë Kufitare Hani i Hotit dhe Muriqan: Njoftojmë të gjithë qytetarët që duan të udhëtojnë në drejtim të Malit të Zi, se duke patur përgjigjen e tamponit të tyre, mund të lëvizin normalisht drejt vendit fqinjë.

Ky rregull do të jetë i vlefshëm për javët në vijim, deri në një urdhër të dytë, nga e hëna në të premte ora 22:00", njofton Drejtoria Vendore e Kufirit.

Kjo është një masë e marrë nga autoritet e Malit të Zi me qëllim të parandalimit të përhapjes së COVID-19 në një kohë kur të gjitha shtetet po përjetojnë një valë të dytë. Dje Mali i Zi ka shënuar 409 raste të reja dhe 5 viktima nga COVID-i.

B.K./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    17 Dhjetor, 08:53

    Hapet një tjetër grupkapitull me BE, a po ecet shpejt drejt integrimit?



×

Lajmi i fundit

DASH e cilëson 'retorikë të papërgjegjshme' kërcënimin e Medvedevit ndaj NATO-s

DASH e cilëson 'retorikë të papërgjegjshme' kërcënimin e Medvedevit ndaj NATO-s