Ndryshojnë rregullat për pagesat e sigurimit të makinave

Ndryshojnë rregullat për pagesat e sigurimit të makinave

Nga 1 prilli 2020, qytetarët do të blejnë primin e sigurimit të automjeteve sipas sjelljes që kanë treguar në timon gjatë një viti. Një udhëzim i Autoritetit të Mbikëqyrjes Financiare në fund të marsit të këtij viti sanksionon zbatimin e sistemit Bonus-Malus për sigurimin MTPL e brendshme (përgjegjësinë ndaj palëve të treta) duke i hapur rrugë një faze të re në tregun e sigurimeve.

Bonus-Malus nuk është diçka krejtësisht e re për tregun. Zbatimi i tij përflitet dhe kërkohet prej vitesh. Madje, në vitin 2015, u finalizua edhe një draft-udhëzim paraprak, por që më pas u tërhoq për rishikim. U deshën katër vite të tjera që AMF të rikthehej me një udhëzim tjetër që pas miratimit nga Bordi ka marrë fuqi të plotë. Kompanitë sigurimit, nga 1 prilli i këtij viti, sipas udhëzimit janë ngarkuar me përgjegjësinë e raportimit të çdo dëmi në sistem. Kjo do të krijojë mundësinë që pas një viti, çdo kompani të faturojë primin e çdo drejtuesi në bazë të dëmeve që ka shkaktuar ai gjatë një viti, sipas një historiku 1-vjeçar.

Nëse nuk ke asnjë dëm në harkun kohor të një viti që do të shërbejë si bazë për nxjerrjen e primeve nga aktuarët, drejtuesit e mjeteve do të hyjnë automatikisht në klasën 13, që është klasa për vitin e parë të vënies në zbatim të sistemit. Ekstremet, nëse je një shofer i mirë ose jo i mirë, janë që primi mund të të përgjysmohet nëse nuk ke asnjë dëm ose mund të të dyfishohet nëse arrin në klasën e fundit penalizuese. Por le të mendojmë një situatë hipotetike me primin që kemi sot në treg.

Nëse dikush ka një mjet, primi i të cilit është 19 mijë lekë dhe gjatë një viti nuk ka kryer asnjë dëm, ai hyn në sistemin Bonus-Malus në vitin 2020 me një reduktim të primit. Koeficienti i vendosur në klasën 12 është 0,94, çka do të thotë që drejtuesi do të paguajë një prim 17 860. Krejt e kundërta do të ndodhë nëse ai ka kryer një dëm, çka e kalon atë në rritje me dy klasa, nga klasa hyrëse duke e çuar në klasën 15.

Primi përkues në rastin tonë do të ishte 24 700 lekë. Kur i njëjti drejtues ka një sjellje të mirë në timon dhe nuk shkakton asnjë dëm, tendenca ulëse vijon vit pas viti me nga një klasë. Kjo do të thotë që, nëse marrim sërish primin hipotetik prej 19 mijë lekësh, pas 13 vitesh pa asnjë dëm, drejtuesi i mjetit do të paguajë vetëm 9500 lekë, kurse nëse ka shkaktuar dëme të vazhdueshme dhe përfundon në klasën 18, pra ekstremi i sipërm penalizues, primi i tij do të shkojë 38 000 lekë.

Një qytetar mund të kalojë automatikisht në klasën 18, nëse rezulton se ka kryer dy dëme brenda vitit dhe ndërkohë, klasa e tij hyrëse ishte 13. “Shoqëritë e sigurimit mund të përdorin edhe koeficiente të tyre të brendshme, por duhet t’u garantohet të siguruarve ekstremi i sipërm për çdo klasë. P.sh; një shoqëri sigurimi për të siguruarit në klasën 14 mund të përdorë koeficient më të ulët se 1.15, sipas strategjisë së saj të biznesit, por për të njëjtën klasë nuk mund të përdorë koeficientë më të lartë se 1.15”, thuhet në udhëzimin e AMF.

Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Hasan: 15/05/2019 09:57

    Po pra vetem po bere aksidente rritet shume primi gati 20.000 lek dhe brenda vitit mund te shkosh ne klasen e 18. Kurse per tu ulur cmimi i primit 50% duhet te presesh 13 vjet...mire fare lum ne

    Përgjigju
  • Vladimir: 14/05/2019 13:14

    Pse vetem nje vit. Po ata qe kane mbi 20 vjete qe paguajne pa shkatuar asnje dem, nuk merren ne konsiderate?

    Përgjigju
    • albi: 14/05/2019 18:02

      tani fillon numerimi or ti shok. kush i ka mbajt hesapet ca ke bere ti 20 vjetet e fundit...

  • Sportisti: 14/05/2019 09:49

    Po polica kufitare që paguan 49 euro për 15 ditë e në Mal të zi 15 euro për 15 ditë, apo hajdutëri hesapi...në vendet perëndimore ka pak siguracione që mbulojnë Shqipërinë si vend me risk të lartë e kështu ato bobat e siguracioneve mbushin thasët me emigrantët e doni TURIZËM pastaj...

    Përgjigju
    • Albi: 14/05/2019 18:00

      ja dhe Llazi i rradhes. Ca lidhej ka siguracioni vjetor, me faktin sa shtrenjt ben siguracioni nderkombetar? Siguracioni ben aq sepse sic e thua vete, eshte vend me risk. e Kendopak haberin sa ben siguracioni vjetor ne Itali? 800 Euro per nje ford fiesta ;) edhe atje bobat mbushin thaset, se siguracionet ky lloj biznesi jane, risk i madh, fitim i madh… kur te zgjohesh, bej nje zile...

  • BesiTr87: 14/05/2019 09:10

    Po cfar ndodh nese un kam pesuar dy aksidente brenda vitit dhe ne te dyja raste un nuk jam fajtori. Cfar ndodh?

    Përgjigju
    • AMS: 14/05/2019 21:32

      Nese raporti i policise te nxjerr te pafajshem atehere keto dy aksidente "not at fault" nuk I japin te drejten Siguruesit te te rrise primin e sigurimit. Nese je deklaruar fajtor qofte edhe 10% ahere pergatitu te paguash nje prim sigurimi me te larte.

    • Vlora: 14/05/2019 09:57

      Do hash te gjatin

    • Injoranti: 14/05/2019 09:45

      O pallë ti s'ke lidhje fare shkon në klasin më të lartë që do të thotë paguan më shumë siguracion ai që shpallet fajtor.....po me dërrasa si ju nuk bëhet ky vend!

    • polici: 14/05/2019 09:14

      Iu rritet sigurimi atyre qe te kane shkaktuar aksidentin.

  • Sondazhi i ditës:
    26 Dhjetor, 08:05

    Si ka qenë për ju viti 2024?



×

Lajmi i fundit

AMF mbledh sektorin financiar për festat! Kaçi: Prioritet zbatimi me transparencë i rregullores së faktorëve të riskut!

AMF mbledh sektorin financiar për festat! Kaçi: Prioritet zbatimi me transparencë i rregullores së faktorëve të riskut!