Ndryshon data e derbit Tirana-Partizani

Ndryshon data e derbit Tirana-Partizani

Tirana dhe Partizani do të luajnë për javën e 33-të në Superligë, duel që pritet të vendosë fatet e titullit kampion për këtë sezon në elitën e Shqipërisë.

Nëse më herët ndeshja ishte projektuar për në 17 maj, tanimë FSHF ka vendosur që dueli të zhvillohet në 16 maj në orën 18:30 në “Air Albania”.

Me gjasë ky duel është spostuar pasi në 19 maj në “Air Albania” pritet të zhvillohet finalja e Kupës së Greqisë mes AEK dhe PAOK, me policinë greke që nuk e ka marrë përsipër këtë duel.

Tirana pas 32 javësh kryeson me 2 pikë më shumë se Partizani dhe derbi do vendosë shumë për skuadrën që do jetë kampione e këtij sezoni në elitën e futbollit tonë.

M.Q./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    21 Dhjetor, 15:03

    Si e vlerësoni mbylljen e TikTok në Shqipëri për një vit?



×

Lajmi i fundit

Edison Ypi: Pyetja e Adit

Edison Ypi: Pyetja e Adit