Ndryshon formati i Champions League

Ndryshon formati i Champions League

Trofeu i Champions League

Pas vitit 2024 të tre veprimtaritë e Kupave të Evropës për klube do të ndryshojnë formatin. Në vend të 32 skuadrave pjesëmarrëse, ashtu si ishte deri tani, nga edicioni i ardhshëm në Champions League do të marrin pjesë gjithsej 36 skuadra.

Renditja sezonale e UEFA-s u jep një vend shtesë dy kampionateve më të mira. Në grup luhen 8 ndeshje, në vend të 6 dueleve të zakonshmeve. Nuk ka ndeshje kthimi, por 8 kundërshtarë të drejtpërdrejtë të vendosur nga shorti në grupe. 36 skuadrat do të renditen në 4 grupe me nga 9 ekipe, në bazë të renditjes së klubeve, me kampionët e ligave si koka grupi.

Pra 36 ekipe, të ndara në 4 grupe me 9 skuadra, në bazë të renditjes së klubeve në UEFA, do të luajnë 8 ndeshje në çdo grup. Nuk ka ndeshje kthimi, por 8 kundërshtarë të vendosur nga shorti që do hidhet në gusht në Monte Carlo. Pas ndeshjeve në grupe, 8 më të mirat në renditje shkojnë direkt në raundin e 1/16.

Ata nga vendi i 9-të në të 16-të përballen me ata të renditura nga vendi 17-24. 8 fituesit arrijnë në 1/8-at e finaleve.

Skuadrat që eliminohen nuk kanë mundësi më të zbresin në Europa League. Do të ketë vetëm një short, ai i gushtit pasi përcaktohen 36 ekipet. Minimumi 15 ndeshje për të fituar Ligën e Kampionëve, ndryshe nga 13 që luheshin më parë.

Sistemi i ri gjithashtu revolucionarizon Ligën e Europës dhe Ligën e Konferencës. Edhe këto dy turne do të kenë të njëjtën formulë me 36 ekipe. Mbetet vetëm për t’u parë se si do të funksionojë në realitet.

S.DH/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    Si i vlerësoni protestat e dhunshme të Rithemelimit tek Bashkia?



×

Lajmi i fundit

Miratohet ligji i ri në Irak, deri në 15 vite burg për martesat brenda së njëjtës gjini

Miratohet ligji i ri në Irak, deri në 15 vite burg për martesat brenda së njëjtës gjini