Ndryshon kalendari i Kategorisë Superiore/ FSHF jep njoftimin

Ndryshon kalendari i Kategorisë Superiore/ FSHF jep njoftimin

Ndeshjet e Kategorisë Superiore, të vlefshme për javën e 35-të të saj, nuk do të zhvillohen të shtunën, më 25 maj, siç ishte parashikuar në kalendarin futbollistik.

Mësohet se sfidat Kastrioti- Teuta; Laci- KF Tirana; Partizani- Kukësi; Skënderbeu- Luftëtari Gjirokastra do të zhvillohen ditën e dielë, dhe jo të shtunën siç ishte njoftuar më herët. Si pasojë e kësaj shtyrjeje, kanë pësuar ndryshime edhe ndeshjet e javës së 36-të.

Lajmi është dhënë zyrtarisht nga Federata Shqiptare e Futbollit.

"Sektori i Garave në FSHF dëshiron t'ju informojë se java e 35-të e Kategorisë Superiore e planifikuar për tu zhvilluar e gjitha ditën e shtunë, do të zhvillohet ditën e dielë, datë 26 Maj. Në të njëjtën kohë është spostuar për një ditë dhe java e 36-të, e cila do të luhet ditën e enjte, datë 30 Maj", njofton FSHF-së.

B.K./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    27 Nëntor, 11:43

    Si e vlerësoni vendimin e GJKKO që liroi Berishën nga arresti shtëpiak?



×

Lajmi i fundit

Ja pse 'lirimi' i Sali Berishës i gëzoi të gjithë

Ja pse 'lirimi' i Sali Berishës i gëzoi të gjithë