TIRANË - Ligji i ri parashikon edhe mundësinë e udhëtimit me bileta elektronike si edhe krijimin e terminalinaleve të autobusëve. Këto janë dy risi që priten të hyjnë për herë të aplikohen për herë të parë ne vendin tonë.   

Terminalet    
Terminali i autobusëve është infrastruktura e transportit që plotëson kushtet e nevojshme për mbërritjen dhe nisjen e autobusëve, hipjen ose zbritjen e udhëtarëve e të bagazheve të tyre dhe për shërbime të tjera, që kanë të bëjnë me transportin e udhëtarëve dhe operatorëve të transportit rrugor”, saktësohet në ligj.