Ndryshon logoja e Twitter, Musk u thotë lamtumirë ‘zogjve’

Ndryshon logoja e Twitter, Musk u thotë lamtumirë ‘zogjve’

Elon Musk

Logo e Twitter-it do të ndryshojë së shpejti. kjo është bërë e ditur nga pronari i rrjetit social Twitter, Elon Musk. “Së shpejti do t’i themi lamtumirë markës Twitter dhe, gradualisht, të gjithë zogjve”.-ka shkruar Musk në një postim në Twitter.

Musk ka publikuar një pamje, ku duket një IKS (X) i ndriçuar  dhe ka theksuar se nëse do të pëlqehet logo e twitter do të ndryshojë që nesër. Madje ai shtoi se kjo duhet të kishte ndodhur shumë kohë më parë.

Kompania është përballur me kritika , kur Musk njoftoi se Twitter do të kufizonte se sa “cicërima” në ditë do të mund t’i lexonin përdoruesit. Kufizimet çuan në rritjen e rrjetit rival, Threads.

Ndërkaq kompania po përballet me një padi në gjykatë nga disa punonjës të larguar nga puna, që pretendojnë se kompania u ka borxh 500 milionë dollarë.

G.MO/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    A mund të zhvillojë Shqipëria turizmin elitar?



×

Lajmi i fundit

Të gjitha valutat e huaja në rënie! Euro prek vlerën më të ulët për muajin prill, ja me sa këmbehet

Të gjitha valutat e huaja në rënie! Euro prek vlerën më të ulët për muajin prill, ja me sa këmbehet