Dy provime dhe asnjë me shumë. Këto janë rregullat e reja që ka vendosur Ministria e Arsimit për maturantët e këtij viti. Vitin që shkoi çdo maturant kishte të drejtë të testohej në 2 ose 3 provime (lëndë). Në lidhje me detajet e ndryshimit ne kemi pyetur Fatmir Vejsiu, drejtor i arsimit parauniversitar në MASH.

Çfarë ndryshimesh ka pësuar matura shtetërore ?

Udhëzimi 35, i datës 27 nëntor 2012, konsiston në këto gjëra:
Së pari është minimizuar menyja e lëndëve me zgjedhje. Në kuptimin që, asnjë lëndë nuk është lënë pa u marrë në konsideratë, sepse nxënësit kanë bërë përgatitje për 1,2 ose 3 vite. Por, është bërë bashkim lëndësh. P.sh, vitin e kaluar ka qenë lënda "Shkencat e Tokës", të cilin këtë vit e kemi inkluduar me Gjeografinë. Ndryshim tjetër është zgjerimi edhe i programeve orientuese të lëndëve të thelluara. Me rregullat e reja të vendosura, ato përmbajnë në vetvete edhe kurikulën bërthamë të lëndës përkatëse. Në udhëzim thuhet "Programi orientues i një lënde të thelluar përmban edhe programin e lëndës bërthamë. Kreditet e lëndëve të thelluara llogariten si shuma e lëndës bërthamë dhe të thelluar. Përjashtim bëjnë vetëm lëndët me detyrim". Matematika jepet dhe si bërthamë në provimet me detyrim, por mund të jepet si e thelluar në provimet me zgjedhje, dhe në provimin me zgjedhje llogaritet vetëm me 5 kredite, jo 15, duke shtuar edhe kreditet e lëndës me detyrim. Ndryshim tjetër është edhe numri i provimeve më zgjedhje që mund të zgjedhë nxënësi. Pra, janë dy kritere. Kriteri i parë është jo më pak se tetë kredite, sa edhe vitin që shkoj, dhe dy provime. Ndërsa vitin që shkoj ka qenë dy ose tre provime me zgjedhje.

Pse u hoq një provim ?

Kjo për hir të ruajtjes së sekretit. Në kemi një rregullore të caktuar, që nxënësi i cili ka mbaruar provimin nuk mund të dalë pa përfunduar orari i caktuar. Duke pasur parasysh që nxënësit të cilët kishin 3 provime kishin të njëjtën kohë më nxënësit që kishin 2 provime. Përgjithësisht nxënësit që kishin 3 provime kanë dalë më dobët se ata që kishin 2 provime. Por kjo vjen është nga shpjegimi i keq që i është bërë këtij elementi, ata e kanë menduar nëse do të japësh 3 provime do të marrësh më shumë pikë. Matematikisht është shpjeguar edhe nga udhëzimi i MASH, është thënë edhe në media që numri i provimeve nuk komisionin numrin e pikëve. Ai që komisionin numrin e pikëve është nota. Pra, sa më e latë të jetë nota aq më i lartë është numri i pikëve. Kjo na detyroj që t'a ulnim këtë kriter nga 2 dhe 3 provime në vetëm 2 provime.

Si do veprohet me nxënësit që i kanë dhënë provimet vitin që shkoj ?

Në udhëzim thuhet, që " Kandidatë të cilët kanë dhënë provimin me zgjedhje dhe janë vlerësuar me notë jo më të vogël se 4.5, do ti mbartin ato". Pra, nuk ka të drejtë askush të rijapë provimet. Provimet do t'i japin vetëm ata që nuk kanë plotësuar numrin e provimeve me zgjedhje. P.sh, kur ka tentuar të japë dy dhe ka fituar një, por nuk ka fituar tjetrin, atëherë ka të drejtë të japë një. Aty mund të bëjë edhe ndryshime. P.sh nëse vitin që shkoj ka dhënë matematikën e thelluar, kiminë e thelluar, por kiminë e thelluar nuk e ka marrë, atëherë mundet që këtë vit të zgjedhë një lëndë tjetër. Pra, nëse në certifikatë ka të shënuar që ka fituar një lëndë ai nuk mund të rijepet.

Pse u bën këto ndryshime ?

Këto ndryshime u bën për të mos mbingarkuar maturantët. Ne jemi sa më afër përvojës së kaluar. Por heqja e 2 ose 3 provime në 2 provime është bërë për të ndihmuar maturantët. Prandaj i kemi bashkuar, sepse nuk ka sens të japësh biologjinë e zhvilluar pa patur bazat e biologjisë bërthamë. Pra programi është zgjeruar për të pasur mundësi që nxënësit me dy lëndë të plotësojnë numrin e 8 krediteve dhe të përballojnë kërkesat për tu pranuar në fakultet.

A ka ndryshuar formula e llogaritjes së pikëve ?

Duke qenë së është ulur numri i provimeve, për pasoj edhe formula e llogaritjes së pikëve ka pësuar një ndryshim. Në fakt vjet duke qenë se ishin 3 provime dhe nxënësve u dukej sikur kishin dy formula, por në fakt ishte një formulë.

Çfarë do bëhet më nxënësit që i kanë dhënë të 3 provime dhe nuk i kanë fituar ato ?

Nxënësit që kanë dhënë 3 provime dhe nuk i kanë fituar ato, këtë vit do të japin vetëm dy. Nëse ka fituar një maturanti duhet të japë edhe një, por nënkuptohet që mund të japë edhe dy. Për këta nxënës do përdoret formula me 3 provime. Ndërsa nxënësit që kanë fituar dy provime mund të mos japin asnjë. Por, mund të japë edhe një, kjo është fakultative.

Po, kur nxënësi është i pajisur me dëftesë pjekure, pra ka mbaruar para vitit 2006 ?

Kandidatët që kanë mbaruar para vitit 2006 dhe kërkojnë të kandidojnë për fakultet u njihen vetëm dy provimet e detyruar. Pra, letërsia dhe matematika, ndërsa fizika nuk u njihet. Programet orientuese për lëndët më zgjedhje janë unike për të gjitha shkollat. Arsyeja pse ndryshoi matura shtetëror, sipas Vejsiut ishte, që maturantët mos të kishin mbingarkesë, por edhe sepse nxënësit që kishin dhënë 3 provime kishin dalë më dobët në maturën shtetërore. Drejtor i arsimit parauniversitar në Ministrinë e Arsimit, shpjegon se si do të veprohet me ata persona që nuk kanë fituar vitin që shkoi.

Shkrimi u publikua sot në gazetën Shqiptarja.com (print), 6 dhjetor 2012

(ad.ti/shqiptarja.com)