Ndryshon projekti i stadiumit
'Arena Kombëtare' nisin punimet

Ndryshon projekti i stadiumit<br />'Arena Kombëtare' nisin punimet
Stadiumi kombëtar “Qemal Stafa” pas gati 70 vjetësh histori ka nisur që të numërojë orët e fundit, pasi kanë filluar punimet për ndërtimin mbi rrënojat e tij të impiantit modern ‘Arena Kombëtare’ me një kapacitet 22 mijë vende, vlera e të cilit nga llogaritjet paraprake shkon mbi 50 milionë Euro. FSHF ashtu sikur kishte premtuar në janar të 2016 kanë nisur punimet me studimet e para për projektin e impiantit.

Gjeologët kanë nisur punën për studimin e terrenit dhe hartimin e projektit gjeologo-inxhinierik, teksa sondat do të bëjnë 6 shpime deri në 50 metra thellësi të nevojshme për të përcaktuar natyrën e terrenit dhe kushtet fizike të tij. Të gjitha bizneseve përreth stadiumit iu është bërë e ditur se do t’ju duhet të lirojnë ambientet me nisjen e punimeve.

Njëri nga specialistët e firmës ‘Geoen Solution’ sqaron për Shqiptarja.com se ‘Jemi kontraktuar nga firma italiane ‘Zai Lab-Zai Lab’ për realizimin e projektit gjeologo-inxhinerik që sapo ka nisur është vetëm hapi i parë i një procesi të gjatë me disa faza. Shpimet dhe faza e parë pritet  që të shkojë afro 45 ditë.

Por në këtë periudhë fusha nuk do të dëmtohet. Pas fazës së parë pritet të nisë shembja e tribunave. Pritet që ndërtimi të nisë në qershorin e verës së ardhshme, pas realizimit të projektit, pasi firma e re kërkoi që gjithçka të nisë nga fillimi”shprehet ai. Për realizimin e projektit i rëndësishëm mbetet garantimi i financave nga qeveria shqiptare dhe FSHF.

Federata Shqiptare e Futbollit ka ndryshuar mendje në lidhje me projektin e konsorciumit italian “Serenissima” për stadiumin. Anëtari i Komitetit Ekzekutiv të FSHF dhe njëkohësisht përgjegjës për ecurinë e ndërtimit të stadiumeve, Arben Dervishaj konfirmon për Shqiptarja.com se “Projekti i stadiumit ‘Arena Kombëtare’ nuk do të jetë më i pari, pasi do të pësojë disa ndryshime nga firma italiane.

Mund të konfirmoj se kapaciteti do të jetë i njëjtë, por tribunat dhe pamja do të pësojnë ndryshime. Prandaj kanë nisur studimet për terrenin nga fillimi. Pas studimeve presim realizimin e projektit dhe më pas shembjen e stadiumit aktual për të ndërtuar arenën e re kombëtare në Tiranë”shprehet ai.

Godina do të përmbajë rreth 14.000 metra katrorë qendër biznesi dhe shërbime të tjera, ndërsa 4000 metra katrorë do të jenë një sipërfaqe në dispozicion të Federatës Shqiptare të Futbollit për zyra dhe nevojat e saj. Projektues i stadiumit aktual "Qemal Stafa" ishte arkitekti nga Firence, Xherardo Bozio, ndërsa si për ironi të fatit është sërish një studio italiane që do të ndërtojë stadiumin e ri ‘Arena Kombëtare’.

Para pak ditësh në mbyllje të vitit kryeministri Rama deklaronte “Jemi shumë afër për nisjen e punës për “Arenën Kombëtare” në Tiranë, që do të jetë pa diskutim një nga stadiumet më të bukura në Europë, për një nga skuadrat kombëtare që është në finalet e Europianit të Francës, kombëtares kuqezi”.
arena kombetare
arena kombetare
arena kombetare

d.b/shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    A justifikohen aktet e dhunes gjatë një proteste politike?



×

Lajmi i fundit

Mark Rutte njofton nisjen e stërvitjes bërthamore të NATO-s: Jetike të forcojmë mbrojtjen tonë

Mark Rutte njofton nisjen e stërvitjes bërthamore të NATO-s: Jetike të forcojmë mbrojtjen tonë