Mesa duket paratë nuk mund të shërbejnë për gjithëçka dhe ketë e tregon edhe rregullorja e re Superligës Kineze.
Nga sezoni i ardhshëm nuk do të lejohen më shumë se tre futbollistë jo-kinezë në fushën e lojës ndërsa në 18-shen e skuadrës mund të qëndrojnë deri në 5 të tillë.
Njoftimi u bë i ditur nga nga ‘China Football News’ në faqen e saj në Twitter ku nuk munguan edhe komentet e shumë spordashësve.

(Njoftimi për ndryshimin e rregullores)
Sipas tyre një ndryshim rregullash i tillë redukton numrin e të huajve në një ekip kinez dhe ngadalëson valën e blerjeve të mëdha, për shuma marramendëse Europa.
Gjithashtu ekipet kineze duhet të emërojnë tashmë dy kinezë U-23 në përbërjen e tyre, ndërsa më e pakta një i tillë duhet ta fillojë ndeshjen titullar.
Mundësitë financiare të kinezëve për të blerë lojtarë me kualitete të larta nga tregu europian është në dëm si të kësaj të fundit por edhe të kampionatit kinez pasi do të privonte promovimin e talenteve vendas.
Më i prekur nga ky rregull i ri do të jetë pikërisht Shanghai Shenhua, që ka gjashtë lojtarë jokinezë në skuadrën e vet, përfshirë Tevez që është kthyer në lojtarin më të paguar në botë, një tjetër ish-lojtar të Chelsea, Demba Ba, si dhe ish-sulmuesin e Newcastle, Obafemi Martins.
Redaksia Online
K.M/Shqiptarja.com
/Shqiptarja.com