Ndryshon sërish ora policore, këto janë masat e reja antiCOVID që hyjnë në fuqi nga nesër

Ndryshon sërish ora policore, këto janë masat e reja antiCOVID që hyjnë në fuqi nga nesër

Foto ilustruese

Nesër më 1 korrik hyn në fuqi ora e re policore. Qytetarët do të kenë mundësi që të lëvizin deri në orën 24:00 dhe po deri në të njëjtën orë do të lejohen edhe aktivitetet e bareve e restoranteve. I njëjtë do të mbesë orari për muzikën, që do të vazhdojë deri në 10:00 të mbrëmjes.

Prej datës 1 korrik do të lejohen kampionatet sportive me prezence të tifozëve me kapacitete të reduktuara deri në 30% si dhe do të lejohen aktivitetet e teatrove, shfaqjeve artistike dhe kulturore, konferencave, me kapacitet të reduktuar deri ne 30% të spektatoreve apo pjesëmarrësve.

Masat që ndryshojnë nga nesër:

Ora policore shtyhet ne orën 24.00 -06:00.

Orari për muzikën nuk ndryshon, pra do mbetet ora 22:00.

Lejohen kampionatet sportive me prezence të tifozeve me kapacitete të reduktuara deri në 30% sipas protokollit të IShP.

Lejohen aktivitetet e teatrove, shfaqjeve artistike dhe kulturore, konferencave, me kapacitet te reduktuar deri ne 30% të spektatoreve apo pjesëmarrësve, sipas protokolleve të IShP. 

Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    20 Nëntor, 13:18

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?



×

Lajmi i fundit

'Ka nisur një fushatë dizinformimi', Policia reagon pas deklaratave të babait të shokut të Martinit: Kemi pamje filmike, nuk ka autor të dytë në ngjarje

'Ka nisur një fushatë dizinformimi', Policia reagon pas deklaratave të babait të shokut të Martinit: Kemi pamje filmike, nuk ka autor të dytë në ngjarje