Mrekullia mollës qëndron sidomos tek lëkura, e pasur me vitamin C dhe betakaroteni që kanë dhe ndikimin pozitiv në shëndetin tonë.
Një studim I bwrw sw fundmi në Holandë, ku njerëzit e testuar u ushqyen me një mollë në ditë, gjithashtu me 2 lugë qepë të grirë dhe 4 gota çaj, arritën të ulin në mënyrë të dukshme rrezikun e sëmundjes së zemrës.
Gjithashtu, molla bën një ulje të dukshme të kolesterinës në gjak, duke ndihmuar kështu në sëmundjen e diabetit, apo të hemorragjisë cerebrale.
Ka lloje të ndryshme mollësh, por ako më specifikja për këto lloj sëmundje është molla e ngjyrës së gjelbër, që në botë njihet me emrin “Grany Smith”.
Duhet të shtojmë, se vitaminat e mollës mund t’i marrim në një farë mënyre dhe nëpërmjet lëngut të saj, megjithatë duhet theksuar se asnjëherë lëngu i mollës nuk do të ishte një zëvendësim i kwtij fruti tw ardhur nga “Kopshti i Edenit”.
Redaksia Online
Er.K/Shqiptarja.com
