Ndryshon spoti, Gjonçaj:
Të reflektojë dhe Berisha

Ndryshon spoti, Gjonçaj:<br />Të reflektojë dhe Berisha
TIRANE - Spoti publicitar i Partisë Socialiste lidhur me uljen e taksave në vend shërbeu si debat në mbledhjen e KQZ, ku përfaqësuesi ligjor i PS, Genci Gjonçaj kundërshtoi vendimin e marrë nga 4 anëtarët e Bordit të Monitorimit të Mediave.

Në spotin elektoral të PS bëhet fjalë për shifra të vjetra dhe jo të reja, të cilat sipas bordit duhet të rregullohet nga televizionet që e transmetojnë ose të sqarohet nga PS. Por duke e lidhur me shifrat që flet përditë kryeministri Gjonçaj tha se ai nëpërmjet shifrave jo zyrtare po mundohet që të manipulojë opinionin publik për fushatë zgjedhore.

“Kjo kërkesë e 4 anëtarëve të BMM nuk duhet pranuar. Përsa i përket termit lekë të reja e të vjetra, nëse flasim edhe për të vjetra duhet të merreni dhe me qeverinë që flet me të vjetra kur ka shtruar 10500 km rrugë, ndërkohë që inventarizuara ka 1500 km”, tha Gjonçaj.

Lidhur me këtë, KQZ vendosi të urdhërojë operatorët Top Channel, Tv Klan, News 24, Top news të cilët transmetojnë spotin e subjektit Partia Socialiste e Shqipërisë që ka të bëjë me uljen e taksave, të identifikojnë qartë sasinë e lekëve për të cilat spoti përmend, duke i shfaqur me titra gjatë gjithë kohës së shfaqjes së spotit shumën e saktë zyrtare të lekut që i korespondon.

REPLIKAT

Gjonçaj: Materiali duhet të sillte të gjitha propozimet e anëtavërë të bordit dhe jo vetëm 4 prej tyre.

BMM: Bordi i propozon KQZ që të bllokojë e spotin e PS deri sa të rregullohet dhe të bëhet nga 42 mijë lekë të vjetra në 4 mijë e 200 lekët të reja.

Gjonçaj: Spoti të cilit ju i referehoni si antiligjor dhe mashtrues, është e qartë se spoti nuk ka asnjë lloj interesi që të nxisë shitblerjen e një malli. Kjo kërkesë e 4 anëtarëve të BMM nuk duhet pranuar.

Përsa i përket termit lekë të reja e të vjetra, nëse flasim edhe për të vjetra duhet të merreni dhe me qeverinë që flet me të vjetra kur ka shtruar 10500 km rrugë, ndërkohë që inventarizuara ka 1500.

Shtjefni: Do të propozoja që të bëhet një sqarim me titra për të shmangur konfrontimin.

BMM: Duhet të saktësuar neni ku brenda edicioneve informative gazetarët e kanë të ndalur propagandën poitike.

Gjonçaj: Unë kam parë një kronikë, që m`u kujtua menjëherë dy ngjarje para viteve `90 gjimnastika e mëngjësit si dhe ngjarja e 1 Majit kur parakalohej përpara bulevardit. Në kronikë në RTSH gazetari tha: Uragani blu mbërriti në qytet”

Lleshi: Nuk e kam parë

Gjonçaj: Do ta shohësh, do të detyrojnë që t`i bësh dhe like në facebook pa merak. Është e papranueshme që RTSH të vazhdojë të bëjë gjimnastikën e mëngjesit nga mëngjesi deri në dark. Reflektoni dhe ndoshta mund t`i tërhiqni vëmendjen edhe atij. Drejtori i atij ka qenë edhe kryetar i BMM për disa zgjedhje.

Shkrimi u botua sot në gazetën Shqiptarja.com (print) 07.06.2013
 
Redaksia Online
(b.m/shqiptarja.com)

  • Sondazhi i ditës:

    Pronat shtetërore mund të shkëmbehen me private, si e vlerësoni ligjin?



×

Lajmi i fundit

Sulmohen me gurë 2 autobusë me tifozë të Skënderbeut, nga Tirana po ktheheshin në Korçë! Thyhen xhamat (FOTO)

Sulmohen me gurë 2 autobusë me tifozë të Skënderbeut, nga Tirana po ktheheshin në Korçë! Thyhen xhamat (FOTO)