Ndryshon struktura e RTSH, frikë
mes punonjësve për ikjen nga puna

Ndryshon struktura e RTSH, frikë<br />mes punonjësve për ikjen nga puna
Disa punonjës të Radio Televizionit Shqiptar kanë njoftuar miqtë në facebook për largime nga puna të disa punonjësve, pas një reformimi që pritet të bëhet në këtë institucion, ku përmendin emrat e disa artistëve të njohur që kanë dhënë kontribut në festivalin e Radio Televizionit shqiptar.
 
Të pyetur nga Shqiptarja.com, burime nga institucioni pohojnë se “janë lajmëruar që do të ketë ndryshime, por jo largime nga puna”.

Të trija burimet që konfirmuan lajmin për “Shqiptarja.com” kanë pohuar se ndryshimet do të jenë në ristrukturimin e stafit dhe të mënyrës së organizimit.
 
Sipas këtyre burimeve “drejtori do të ketë një emërtim tjetër” dhe “do të ndryshojë edhe struktura e redaktorëve, si dhe rubrikat televizive”.
 
“Ndryshimi është normal për të pasur një media më të organizuar”, pohon njëri nga burimet, “por nuk mund ta dimë pa u bërë ky organizim, nëse do të ketë ose jo largime nga puna”.

Redaksia Online
Al.N/Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    28 Nëntor, 09:20

    A e keni të qartë pse opozita organizon mosbindje civile?



×

Lajmi i fundit

Spahiu thirrje: Rama dhe Kurti të fillojnë bashkimin e Shqipëri-Kosovë në një shtet kombëtar

Spahiu thirrje: Rama dhe Kurti të fillojnë bashkimin e Shqipëri-Kosovë në një shtet kombëtar