Prej korrikut të vitit 2022 pritet të ndryshojë vlera e tatimit mbi pagat në vend. Ministria e Financave ka përgatitur draftin me ndryshimet ligjore ku pritet që pagat deri në 40 mijë lekë të mos tatohen, nga 30 mijë lekë që është aktualisht.
Nga ana tjetër kur pagat e qytetarëve janë më të larta se 40 mijë lekë tatimi do të nisë që nga 30 mijë lekëshi. Konkretisht nëse një qytetar paguhet me 50 mijë lekë ai do të paguaj 6.5% tatim, për 20 mijë lekëshin ( paga 50 mijë lekë, tatimi që paguhet është për vlerën mbi 30 mijë lekë që është 20 mijë lekëshi).
Ky ndryshim bën që pagat deri në 50 mijë lekë të tatohen me 6.5% dhe jo me 13% siç është aktualisht, ku ata që marrin nga 30 mijë lekë deri në 150 mijë lekë paguajnë 13%. Nga ky ndryshim do të përfitojnë 58 mijë qytetar thuhet në relacion.
Ndërsa për pagat e larta që janë mbi 200 mijë lekë tatimi do të jetë 23%, deri më tani këtë tatim e kanë paguar ata që marrin mbi 150 mijë lekë. Numri i tatimpaguesve që përfitojnë nga kjo lehtësi tatimore është rreth 5,900 qytetar.
Sipas Ministrisë së Financave shkon përkrah politikës socialiste që kush merr pak do paguaj më pak, pasi sipas saj këto ndryshime garantojnë që ata që kanë të ardhura të ulta të mos paguajnë tatim.
Nëpërmjet këtyre ndryshimeve ju ulet barra tatimore me 1.37 miliardë lekë qytetarëve. Këto ndryshime në tatimin progresiv mbi pagat ishin njoftuar nga kryeministri Rama gjatë fushatës elektorale.
/r.k./Shqiptarja.com
Sondazhi i ditës:
13 Mars, 08:44
Zgjedhjet e 11 majit, cila listë e kandidatëve iu bind më shumë?
-
PS
66.3%
-
PD
13.6%
-
Partitë e vogla
20.1%
Vota total: 915
Votat totale janë unike
Lajme të tjera
-
Qeveria liron nga detyra zv/ministren e Financave Adela Xhemali, e zëvendëson Erjona Bejleri (VENDIMET)
12 Mars, 15:30
-
144 mijë qytetarë duhet të dorëzojnë deklaratën e të ardhurave! Afati për “DIVA” 31 marsi, ja kush preket
12 Mars, 13:57
-
Paga mesatare në vend arrin në 83 mijë lekë! Biznesi rrit deklarimin e pagave reale të punonjësve, por thellohet diferenca në pagesë midis privatit e shtetit
11 Mars, 16:58
-
Ngec rishikimi i skemës së TVSH në bujqësi, Ministria e Financave kërkon kohë, deputetët: Kjo është tallje! Braçe: Puna ime e fundit në komision
11 Mars, 11:36
-
Tabaku: Modeli ekonomik i qeverisë ndihmon pakicën dhe dëmton shumicën
9 Mars, 10:42
-
Nga shkurti, deklarata e tatim në burim do parambushet automatikisht nga modeli i muajit paraardhës
7 Mars, 09:58
-
Mbledhja e Qeverisë, Florian Semani emërohet zv/ministër i Financave (VENDIMI)
6 Mars, 16:21
-
Punonjësit shqiptarë kanë pagat më të ulëta për orë në Europë
5 Mars, 12:07
-
Profesionet e lira nuk 'shpëtojnë': Nëse kanë 80% të të ardhurave nga një klient do tatohen 13-23%
4 Mars, 11:44
-
Të ardhurat rriten ndjeshëm, 100 mln € më shumë se janar 2024! Por shpenzimet sërish me 'kursim'
3 Mars, 17:00
-
Plani ambicioz i investimeve për vitin 2024 nuk u realizua me 170 mln €! Eksperti: Shpenzimet keqplanifikohen, projektet infrastrukturore zvarriten
2 Mars, 10:00
-
Shoqëri për prodhimin e pullave fiskale në bashkëpunim me arabët! Financat: Prodhimi nis në muajin mars
28 Shkurt, 14:28