Ndryshon WhatsApp-i, kujdes para
se ta bëni këtë gjë gjatë bisedës

Ndryshon WhatsApp-i, kujdes para<br />se ta bëni këtë gjë gjatë bisedës
Jeta jonë do të ‘’komplikohet’’. Jan Koum, CEO i WhatsApp, ka njoftuar që versioni i ri i aplikacionit do të njoftojë nëse dikush i bën screenshot(fotografon)bisedës tënde.

Ky në fakt është një opsion i kërkuar prej kohësh nga përdoruesit, dhe arsyeja është fare e thjeshtë. Ky ndryshim ka ardhur, sipas Koum, sepse ai është lodhur nga e dashura që u bën gjithmonë screenshot bisedave me të. Për këtë arsye ai do ta bëjë këtë të mundur që të gjithë të ndihen njësoj

Po si do të funksionojë kjo gjë?  
 
“Funksionimi është i thjeshtë, si tick-u blu: do ta kesh opsionin të aktivizuar normalisht. Nëse është me tick, do të njoftohesh kur dikush do e “screenshot” bisedën tënde dhe të tjerët do të njoftohen kur t’i të “screenshot” bisedën e tyre. Nëse nuk është me tick, askush nuk do të njoftohet”,
ka thënë Koum.
 
Disa përdorues janë zhgënjyer nga ky ndryshim që pritet të ndodh me 5 shkurt, por nuk është aq i keq sa duket.  Edhe pse mund të çaktivizohet kur të duash.  

Redaksia Online
XH.K/Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    Ervin Salianji dënohet me 1 vit burg për kallëzim të rremë, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Si nëpër filma, trafikantët përplasin makinën e policisë në Itali dhe plagosin 2 prej tyre! Arrestohen me rreth 14 kg drogë shqiptari dhe dy miqtë e tij

Si nëpër filma, trafikantët përplasin makinën e policisë në Itali dhe plagosin 2 prej tyre! Arrestohen me rreth 14 kg drogë shqiptari dhe dy miqtë e tij