Në 1 muaj ulen vrasjet
Didi: Kujdes për festat

TIRANE- Ministria e Brendshme publikoi me detaje aktivitetin e Policisë së Shtetit për periudhën 17 nëntor-17dhjetor 2013‏. Policia kapi rreth 4 ton marijuanë, teksa buletini theksonte se këtë muaj ka pasur 238 krime kundër personit. Një prej specifikave positive të këtij muaji ishte ulja e numrit të vrasjeve me 62,5 për qind, krahasuar me muajin e kaluar, ndërsa negativisht mund të permendet ulja e ritmit të kazinove të bllokuara apo ulja e kapjeve të kokainës apo heroinës. Operacionet më të rëndësishme të këtij muaji konsiderohen: “Fund marrëzisë”, “Nafta”, etj. Në butelinin e Ministrisë së Brendshme thuhet se “Gjatë kësaj periudhe janë evidentuar 6 vrasje.

Nga Kosova kanë hyrë 34.981 njerëz, nga Maqedonia 23.394, nga Greqia 20.669, etj” Ndërkaq, në mesazhin e tij, Drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Shtetit, Artan Didi tha se “Policia e Shtetit, me qëllim garantimin sigurisë publike gjatë ditëve të festave të fundvitit, ka planifikuar e vënë në zbatim një sërë masash të posaçme për të garantuar rend e siguri për qytetarët në të gjithë territorin e vendit, si dhe për të garantuar mbarëvajtjen e të gjitha aktiviteteve festive, që do të organizohen në Tiranë dhe në qytetet e tjera të Shqipërisë në kuadër të këtyre festave. Policia e Shtetit, u kërkon qytetarëve të tregohen të kujdesshëm gjatë përdorimit të fishekzjarreve, duke mos ua lënë ato në përdorim fëmijëve, si dhe duke respektuar të gjitha rregullat për përdorimin e tyre.

Porosit përdoruesit e rrugës që të respektojnë normat e përcaktuara në aktet ligjore, veçanërisht për respektimin e normave të shpejtësisë, mospërdorimin e pijeve alkoolike, përdorimin e rripit të sigurimit, shmangien e parakalimeve të gabuara, etj”. Policia ka përcaktuar edhe akset rrugore më problematike në Shqipëri, ku kanë ndodhur disa aksidente, duke i shoqëruar edhe me shkeljet përkatëse të shoferëve apo kalimtarëve, në ato zona. Kështu aks problematik është Reps-Klos–Kukës–Morinë, ku problem mbetet mungesa e sinjalistikës, si dhe mosrespektim i kufijve të shpejtësisë. Harku Bërdicë–Velipojë ka mungesë sinjalistike dhe infrastruktura rrugore e dëmtuar. Akse të tjera problematike janë Tiranë-Krrabë, Krrabë-Elbasan, e cila quhet si rrugë e pakualifikuar dhe ka mungesë sinjalistike, mosrespektim i standardeve të kërkuara, Tiranë–Vorë dhe Kashar–Rinas. Në Tiranë problematike është Shkolla Teknologjike–Kombinat, Unaza e Re si dhe segmenti Bërryli–ATSH.

KRIMINALITETI 17 NENTOR-17DHJETOR

Lufta ndaj krimit
2569 vepra penale
83 % zbulueshmëria
2345 të dyshuar
832 arrestuar
1383 ndiqen të lirë
191 të kapur
2569 vepra penale
85 krime në ditë
Lufta ndaj drogës
130 vepra penale
14 për trafikim
114 shitje
148 autorë
88 arrestuar
7 në kërkim
53 në gjendje të lirë
4 kg heroinë
5.5 gr kokainë
4 ton marijuanë
Lufta kundër trafiqeve
58 vepra penale
58 autorë
Korrupsioni
54 vepra penale
Krimet ekonomiko-fnanciare
280 vepra penale
97 % zbulueshmëria
293 autorë
Pastrimi i Parave
7 vepra penale
12 autorë
Krimi kompjuterik
11 vepra penale
“Fund Marrëzisë”
1515 subjekte
681 vepra penale
675 autorë
Krimet kundër personit
238 vepra penale
268 autorë
6 vrasje
118 plagosje
5 krime seksuale
2 pengmarrje
88 kanosje
Krimet kundër pronës
592 grabitje total
Dhuna në familje
202 raste ndërhyrë
133 raste trajtuar
39 arrestuar
164 mbrojtje
Konflikte e kontroll territori
4968 të trajtuara
3695 motive të dobëta
1273 pronësie
31.147 kontrolle mjetesh
3.483 kontrolle në lokale
568 kontrolle në banesa
Armë pa leje
46 armë zjarri
3909 municione
41 armë të ftohta
88 vepra penale
94 autorë
64 arrestuar
Telefonatat
13249 alo policisë
12219 të sakta
Aksidentet rrugore
144 aksidente gjithësej
23 persona kanë vdekur
167 të plagosur
60374 gjoba
331 makina të bllokuara
 

Shkrimi u publikua sot (26.12.2013) në gazetën Shqiptarja.com (print)

Redaksia Online
(d.d/shqiptarja.com
)

/Shqiptarja.com
  • Sondazhi i ditës: 10 Janar, 11:51

    A duhet të çojë SPAK Berishën përpara Gjykatës për masakrën e 21 janarit?



×

Lajmi i fundit

Moti i Keq/ Bypass- Qafë Murrizi, Fushë Arrëz - Iballë e pakalueshme, Qafë Thanë - Librazh i vështirë për kamionët! Policia apelon për kujdes

Moti i Keq/ Bypass- Qafë Murrizi, Fushë Arrëz - Iballë e pakalueshme, Qafë Thanë - Librazh i vështirë për kamionët! Policia apelon për kujdes