VATIKAN - Kardinalët katolikë do të mblidhen në 12 mars për të zgjedhur pasardhësin e Papa Benediktit. Këtë e bëri të ditur sot, Vatikani. Në total, 115 kardinalë do të mblidhen në ceremoni të veçantë rituale që do të zgjasë derisa njeri prej tyre të marrë 2/3 e votave.
Që nga e hëna e deri sot, kardinalët e zgjedhur kanë diskutuar mbi temat e Ungjillëzimit, të impenjimit të Kishës në botën e sotme, të profilit e të shpresave për zgjidhjen e Papës së ri.
Zëdhënësi i Vatikanit, At Federiko Lombardi, çdo ditë ka informuar gazetarët se gjatë kongregacioneve, kardinalët kanë shkëmbyer mendime, informacione të tjera plotësuese për problemet që u interesojnë.
Redaksia online
(ar.sh/shqiptarja.com)
/Shqiptarja.com