TIRANE- Zhdukja e një tjetër fëmije në Laprakë, zbuloi fundin tragjik të Julian Çelës por dhe një histori dhune e pedofilie të 45 vjeçarit Ardian Prrenjasi. Ndërkohë që në 2008, 45 vjeçari kishte rrëmbyer një tjetër të mitur dhe për këtë vepër penale si prokuroria ashtu dhe gjykata kishin kërkuar dënimin vetëm me një gjobë. Dënimi i dhënë ishte 60 mijë lekë gjobë
Në 2008 Ardian Prrenjasi ishte dënuar me 90 mijë lekë gjobë, për kryerjen e veprës penale “Heqje e paligjshme lirise” parashikuar nga neni 110/1 te K.Penal. Pasi ai kishte mbajtur peng të miturin M. A.
Gjatë shqyrtimit të cështjes gjykata çmon se ky dënim ishte i mjaftueshëm për rehabilitimin e 45 vjeçarit dhe nuk ishte i nevojshmë izolimi i tij nga shoqëria. Pasi ky kishte pranuar krimin, kishte përfituar 1/3 uljen e dënimit duke e çuar dënimin me gjobë në 60 mijë lekë. Vendimi nr 1555 i gjyqtares së Gjykatës së Tiranës Shefkie Demiraj (foto)ndërkohë që Prokurori ishte Blerim Tominaj.
SI MORI PENG FËMIJËN M. A
Me date 30.04.2008 rreth ores 04.00 i pandehuri Ardian Prrenjasi pasi ka mbaruar pune ka pire alkol me dy shoke te tij gjer ne oren 05.00 ka marre rrugen per ne banese. Rrreth ores 11.00 pasi kishte konsumuar shume alkol ka ndaluar para deres se nje banese private e shtetases Zeqine Sula, ku aty ka pare dy djem te mitur duke luajtur dhe pa i njohur fare i eshte drejtuar njerit prej tyre dhe konkretisht kallzuesit M.A te cilit i ka kerkuar ta ndihmoje duke ia marre celesat e shtepise ne xhepin e tij me arsyetimin se i kishte duart pis.
Kallzuesi M. A ia ka nxjere celesat te pandehurit pa menduar per keq , ku ky i fundit i ka kerkuar te miturit qe ti hapte deren e shtepise duke e ftuar ate qe te hynte brenda. Kallizuesi ka hapu deren dhe pasi jane futur brenda ai i eshte drejtuar Mario Arapit duke i thene se “ ...tashme ishte i marre peng.... se babai i tij duhej te paguante para dhe ne rast te kundert ai nuk do ta linte djalin te dilte nga banesa e tij ”. Situata e krijuar ka qene e tensionuar per te miturin, i cili i lutej te pandehurit qe ta linte te lire, nderkohe jashte baneses bertiste kusheriri i M.A pasi ai e pa qe M. po vonohej. Ne ato momente i mituri shrytezoi rastin dhe u largua nga banesa ku se bashku me kusheririn e tij E.A shkuan tek familjaret e tyre u treguan per ngjarjen e ndodhur e me pas shkuan ne komisariatin e policise nr 3 ku bene dhe kallzimin perkates .
/Shqiptarja.com

Ne 2008, Ardian Perrenjasi rrembeu nje tjeter femije dhe gjykata e denoni 60 mije leke gjobe