Në 2015-ën, të ardhurat tatimore rriten me rreth 42 miliardë lekë

TIRANË- Të ardhurat tatimore rriten me rreth 42 miliardë lekë, duke kapur nivelin 377.1 miliardë lekë ose 25.3% të PBB, nga 335 miliardë lekë ose 24% e PBB që ishin në buxhetin fillestar të 2014-ës. Sipas relacionit të buxhetit, i cili nisi diskutimet këtë javë në Parlament, të ardhurat nga tatimet dhe doganat rriten me rreth 34.2 miliardë lekë, duke kapur nivelin 294.7 miliardë lekë, nga 260.5 miliardë lekë të buxhetit fillestar 2014. Kjo rritje i dedikohet kryesisht Tatimit mbi Vlerën e Shtuar, i cili për vitin 2015 parashikohet në nivelin 135.3 miliardë lekë ose rreth 16.9 miliardë lekë më shumë se buxheti fillestar 2014.
Të ardhurat nga pushteti vendor parashikohen me një rritje në masën 2.9 miliardë lekë, krahasuar me buxhetin fillestar 2014, duke kapur kësisoj nivelin 13.6 miliardë lekë ose 0.9% të PBB në vitin 2015. Kjo rritje i dedikohet kryesisht vjeljes së të ardhurave nga taksat vendore, të cilat për vitin 2015 paraqiten me një rritje në masën 2.1 miliardë lekë, duke kapur nivelin 8 miliardë lekë, nga 5.9 miliardë lekë në buxhetin fillestar 2014.
Të ardhurat nga fondet speciale, për vitin 2015 parashikohet të rriten në nivelin 68.8 miliardë lekë, nga 63.8 miliardë LEK në buxhetin fillestar 2014. Pra, me një rritje nominale prej rreth 5 miliardë lekë, e cila i dedikohet kryesisht rritjes së të ardhurave nga kontributet e sigurimeve shoqërore, të cilat parashikohen rreth 4.9 miliardë më shumë se në buxhetin fillestar 2014./ATSH/

/Shqiptarja.com
  • Sondazhi i ditës: 8 Janar, 21:20

    Berisha kundër uljes së çmimit të energjisë elektrike, si iu duket?



×

Lajmi i fundit

Aksident i rëndë në Korçë – Pogradec/ Përplasen dy makina, një i vdekur (VIDEO)