Në 2019 tentoi të vriste një person në Kuçovë, 47-vjeçari shqiptar arrestohet në Gjermani! Do ekstradohet drejt vendit tonë

Në 2019 tentoi të vriste një person në Kuçovë, 47-vjeçari shqiptar arrestohet në Gjermani! Do ekstradohet drejt vendit tonë

Foto ilustruese

Një 47-vjeçar i identifikuar si Emiliano Paja alias Ritvan Pema është arrestuar nga policia gjermane dhe do të ekstradohet drejt vendit tonë.

Ai tentoi të vriste me armë zjarri, Valentin Sulin (Donalt Bami) në Kuçovë, në vitin 2019.

“Në kuadër të bashkëpunimit të vazhdueshëm me partnerët, me qëllim lokalizimin, arrestimin dhe ekstradimin e shtetasve të shpallur në kërkim ndërkombëtar për vepra të ndryshme penale dhe si rezultat i shkëmbimit të menjëhershëm të informacionit ndërmjet Interpol Tiranës dhe Interpol Wiesbaden, Gjermani, u kap në Duesseldorf, u arrestua përkohësisht aty dhe u ekstradua drejt vendit tonë, shtetasi E. P. alias R. P., 47 vjeç, lindur në Berat.

Zyra Qendrore Kombëtare e Interpol Tiranës ka lëshuar urdhër arresti ndërkombëtar ndaj 47-vjeçarit, pasi Gjykata e Rrethit Gjyqësor Berat në vitin 2019, i ka caktuar masën e sigurisë “Arrest në burg”, për veprat penale “Vrasja me dashje”, mbetur në tentativë dhe “Mbajtja pa leje dhe prodhimi i armëve, armëve shpërthyese dhe municionit””, njofton policia.

47-vjeçari iu dorëzua Drejtorisë së Përgjithshme të Burgjeve, nga specialistët e Interpol Tiranës.

Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    20 Nëntor, 13:18

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?



×

Lajmi i fundit

Këshilltari i Trump për sigurinë kombëtare: Ai është i shqetësuar nga përshkallëzimi i konfliktit mes Rusisë dhe Ukrainës

Këshilltari i Trump për sigurinë kombëtare: Ai është i shqetësuar nga përshkallëzimi i konfliktit mes Rusisë dhe Ukrainës