Në 2020 ekipi i Kukësit me 'shtëpi' të re, Gjici: Me kapacitet 8 mijë shikuesish

Kukësi pas një viti do të ketë stadiumin e ri dhe ekipi do t'i rikthehet qytetit dhe tifozërisë që e ka ndjerë mungesën e tij. Kështu bëri të ditur Predidenti i Kukësit, Safet Gjici, teksa inspektoi stadiumin u njoh nga firma ndërtuese me projektin që sipas tij tashmë është një realitet dhe të hënën do të fillojnë punimet. 

“Do të vijnë për 2-3 ditë mjetet e rënda të ndërtimit për të nisur prishjen e stadiumit. Firma do të punoj mjaft mirë dhe besoj se me orët e zgjatura do ta përfundojmë dhe para afatit. Duam një stadium me parametra europiane dhe sipas standardeve të UEFA-s”, tha Gjici.

Firma ndërtuese do të kryejnë një volum të madh punimesh në të gjithë stadiumin duke përfshirë dhe fushën e re më standarte europiane, me bar natyral, me përmasa 105 x 68 m.

Projekti i  stadiumit  është hartuar që të mbajë një kapacitet deri në 8 mijë shikues dhe elementët e tjerë për ndeshjet e Kupave të Europës, por dhe ndeshje ndërkombëtare të ekipeve tona të futbollit. Stadiumi i ri garanton siguri të lartë dhe të gjitha mjediset  e nevojshme. Ndërtimin i stadiumit është një bashkëpunim mes Qeverisë shqiptare dhe FSHF-së me një fond prej 5 mln eurosh.

B.K./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    23 Dhjetor, 23:33

    Opozita proteston duke paralizuar 3 orë Tiranën, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Trafik i rënduar në vigjilje Krishtlindjesh! Dyndje mjetesh në hyrje dhe dalje të Tiranës

Trafik i rënduar në vigjilje Krishtlindjesh! Dyndje mjetesh në hyrje dhe dalje të Tiranës