Në 2020 investimet e huaja u ulën me 140 mln € si pasojë e COVID, pesha më e madhe në energji! Dyfishohen investimet në tregtinë me shumicë

Rritja e investimeve të huaja është një nga sfidat e mëdha të ekonomisë së vendit. Në një situatë ku humbjet financiare janë të mëdha për shkak të pandemisë COVID-19, sytë janë tek investimet që vitin e kaluar kanë pësuar rënie.

Të dhënat flasin për një rënie prej 140 milionë eurosh në fluksin e investimeve të huaja. Konkretisht përgjatë 2020 kompanitë e huaja kanë investuar në vend 933 milionë euro nga 1.073 miliardë euro që ishte vlera në vitin 2019.

Sektori me peshën më të lartë të investimeve është energjia, me 260 milionë euro vetëm në vitin e kaluar, edhe pse më një rënie nga viti 2019, kur u investuan 335 milionë euro. Investitori më i madh në këtë fushë është gazsjellësi TAP, por në vitin e shkuar u hodhën hapa edhe për parqet fotovoltaike.

Ndërsa këtë viti investimet në energjetikë do të kenë një fokus më të madh edhe për shkak të marrëveshjeve të nënshkruara për TEC-in e Vlorës dhe për Skavicën.

Më pas janë investimet në grupin e aktiviteti financiar dhe të sigurimit, ku përpos pandemisë është regjistruar rritje në vlerë monetare. Sipas të dhënave të bankës së Shqipërisë investimet në këtë sektor ishin në vlerën e 134 milionë eurove, nga 116 milionë që ishte në vitin 2019.

Ndërkohë rënie të ndjeshme me më shumë se 48% është regjistruar në sektorin e industrisë nxjerrëse. Nëse në vitin 2019 në këtë sektor u investuan 259 milionë euro, në vitin e kaluar niveli ishte 134 milionë euro. Edhe në aktivitetin e pasurive të paluajtshme ka pasur tkurrje prej 28 milionë eurosh.

Nga ana tjetër janë rritur me 11 milionë euro investimet në industrinë përpunuese. Ndërsa në fushën e tregtisë me shumicë investimet nga 30 milionë euro në vitin 2019 arritën në 61 milionë euro në 2020.

FLUKSI I INVESTIMEVE TË HUAJA

Viti 2019          1.073 mld euro

Viti 2020            933  mln euro

Diferenca           -140 mld euro

INVESTIMET NË ENERGJI

Viti 2019            335 mln euro

Viti 2020            260 mln euro

Diferenca            -75 mln euro

INVESTIMET NË AKTIVITETIN FINANCIAR

Viti 2019           116 mln euro

Viti 2020           134 mln euro

Diferenca          +18 mln euro

INVESTIMET NË INDUSTRINË NXJERRËSE

Viti 2019           259 mln euro

Viti 2020           134 mln euro

Diferenca         -125 mln euro

/b.ha./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    23 Dhjetor, 23:33

    Opozita proteston duke paralizuar 3 orë Tiranën, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Krishtlindjet/ Shqiptarët për Report Tv: Gëzuar, mbarësi e harmoni për të gjithë

Krishtlindjet/ Shqiptarët për Report Tv: Gëzuar, mbarësi e harmoni për të gjithë