Në 11 maj do të kemi një fletë votimi që përmban të gjithë emrat e kandidatëve, të të gjitha partive. Ata nuk do të indentifikohen me numra siç ndodhi në vitin 2021.
Damian Gjiknuri tregon për Report TV se Partia Socialiste ka ndërruar mendje nga parlamentaret e 4 viteve më parë, dhe në këto zgjedhje thotë se i dorëzohet Kodit.
“Kodi Zgjedhor nuk njeh më numra, numra do të kenë vetëm partitë, por jo kandidatët. Renditja do të bëhet sipas alfabetit dhe kjo është një histori e mbyllur, krahasuar me herën e fundit që dolën shumë fleta të pavlefshme”, thotë Damian Gjiknuri Sekretar për Çështjet Zgjedhore, PS.
Report TV ka mësuar se edhe KQZ, e mbështet këtë model, madje PS dhe Komisioni bëhen bashkë, kur mendojnë se edhe lista e mbyllur, pra e deputetëve të fiksuar, duhet të shkruhet në fletë votimi.
“Varet si do ta bëjë kompozimin KQZ-ja të fletës së votimit. Mirë është që zgjedhësit ta dinë se kush janë kandidatët, dhe edhe nëse bëhet ndonjë gabim, dhe vendoset votë parapëlqyese tek lista e mbyllur që nuk duhet, prapë vota nuk del e pavlefshme sepse llogaritet si votë brenda shportës së partisë”, shprehet Gjiknuri.
Në qarqe të mëdha, si ai i Tiranës, fleta e votimit në këtë formë do të jetë e komplikuar. Çdo parti do të ketë nga 50 kandidatë, dhe nëse mesatarisht regjistrohen 5 parti apo koalicione, brenda fletës, zgjedhësi do të ketë 250 emra.
“Do të jetë pak e komplikuar në Tiranë, po nuk kemi çfarë të bëjmë, ndaj ne deshëm votim elektronik në Tiranë, se kjo e zgjidhte këtë punë, por opozita nuk pranoi”, thekson Damian Gjiknuri Sekretar për Çështjet Zgjedhore, PS.
Në vitin 2021, kur për herë të parë u vendosën listat e hapura, ku zgjedhësi votonte jo thjesht partinë, por edhe një kandidat të preferuar brenda asaj partie, mbi 80 mijë vota dolën të pavlefshme.
Fleta nuk mbante emrat e kandidatëve, por vetëm numrat, duke bërë që votuesit të ngatërronin numrin e kandidatit të preferuar, me atë të partisë.
Hajdut,kriminel,mashtres dhe debil me te madhe se ju Sals Berisha nuk ka pase as Shqiperia as Evropa tani e 190 vjet
Përgjigju