Në 2024 hapen dy ambasada të Shqipërisë në Kiev e Baku! Ministria: Synojmë të kemi përfaqësi në Afrikën Subsahariane, vitin tjetër 2 konsullata në Maqedoni e Malin e Zi

Buxheti prej 3.2 miliardë lekë i vënë në dispozicion të Ministrisë së Jashtme për vitin që vjen është i mjaftueshëm për të realizuar objektivat dhe angazhimet e këtij institucioni.

Sekretari i Përgjithshëm Gazmend Turdiu tha në Komision e Politikës së Jashtme se ky buxhet financon edhe hapjen e 4 përfaqësive të reja në botë.

“Kemi në plan edhe hapjen e dy përfaqësive të reja njëra në Kiev dhe tjetra në Baku. Gjithashtu do të hapen edhe dy konsullata në rajon, në Maqedoninë e Veriut dhe në Malin e Zi.  Është në objektivat tona ngritja e përfaqësive, së paku një në Afrikën Subsahariane”, u shpreh Sekretari i Përgjithshëm i MEPJ, Gazmend Turdiu.

Informacioni që shkëmbehet mes Shqipërisë dhe përfaqësive të saj nëpër botë, ka marrë një rëndësi të veçantë sidomos pas sulmit kibernetik të bërë nga Irani, për këtë arsye ato po furnizohen me pajisje elektronike të kohëve të fundit, që të shmanget komunikimi me letra.

“Ne kemi 51 përfaqësi, nga të cilat vjet janë furnizuar me laptop 19 përfaqësi, janë kryer edhe punimet sipas të DSIK, BE dhe NATO, për dhomën ku duhet të mbahet laptopi me të cilin kryhet informacioni i sigurt”, tha Ilda Dega Drejtore e Përgjithshme Ekonomike dhe e Shërbimeve Mbështetëse pranë MEPJ.

Ndërsa sekretari Durda theksoi se po punohet për të rritur flotën e automjeteve në shërbim të diplomacive shqiptare në vendet e huaja.

Në përfundim të këtyre diskutimeve Komisioni i Politikës së Jashtme ka miratuar në parim projektbuxhetin e vitit që vjen.

SI.E./S.G/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    17 Dhjetor, 08:53

    Hapet një tjetër grupkapitull me BE, a po ecet shpejt drejt integrimit?



×

Lajmi i fundit

FOTOLAJM/ Ja si bllokohet trafiku në zonën e Bllokut në Tiranë

FOTOLAJM/ Ja si bllokohet trafiku në zonën e Bllokut në Tiranë