Në 25 vjetorin e shpalljes së Kushtetutës, , kryetarja e Gjykatës Kushtetuese Holta Zaçaj apeloi që politika të ndalë sulmet ndaj gjyqësorit. Por Sali Berisha sërish sulmoi jo vetëm drejtësinë, por edhe drejtpërdrejt Zaçajn duke thënë se fjalori i saj është i njëjtë me atë të zhvejkut (ushtarit të bindur). 

“Ky është tipik fjalori i Shvejkut. Jo i thuaj zonjës Zaçe, është politizimi i gjyqësorit që po i çjerr maskën reformës së re dhe po të kishte ndërgjegjen minimale si juriste konstatonte se ajo zonja (Enkelejda Millonai) që mban dosjen për të mos shkuar në Kushtetuese e mban për ligjet obskure me Taulant Ballën”- u shpreh Berisha në një konferencë për gazetarët.

Po ashtu, Berisha nuk kurseu as sulmet ndaj ministrit të Drejtëisë Ulsi Manja për të cilin tha se i druhet një shkarkimi nga Rama dhe zëvendësimi nga Fatmir Xhafaj