Polonia e cila do të jetë kundërshtarja e parë e Shqipërisë në kuadër të ndeshjeve kualifikuese të ‘Euro 2024’ e ka nisur në mënyrën më të keqe të mundshme rrugëtimin e saj në kompeticion duke u mposhtur 1-3 nga Republika Çeke.

Në ndeshjen e parë të luajtur për grupin E, çekët zbritën me këmbë në tokë Poloninë e Lewandowskit, duke e lënë këtë të fundit totalisht në hije.

Çekët e nisën me energji lojën me dy gola të shënuar në minutat e para të ndeshjes. Krejci 1′, dhe Cvancara 3′, ndërsa në të tretin realizoi Kuchta 64′. Për miqtë golin e vetëm e realizoi Szymanski 87′.

Në 27 mars, Polonia pret Shqipërinë, ndërsa Çekia do të luajë në transfertë përballë Moldavisë.

Ndeshja mes Ishujve Faroe dhe Moladavisë përfundoi me barazim 1-1.