Përballë çmimeve të larta dhe pagave e pensioneve të ulëta, burimi kryesor për përballimin e kostove të jetesës për mijëra familje në vend mbeten të afërmit që kanë në emigrim.
“Kam vajzën në Angli. Ajo na ndihmon se ne dy pleq jemi, dhe ajo ka dy fëmijët e vet. Shpenzimet e muajit i mbyllim më shumë me kursime, se kemi drita, ujë por dhe duhet të ushqehemi”, pohon qytetari.
“Na ndihmojmë se ku i dilet ndryshe, ku jetohet me 180 mijë lekë pension”, tha një pensionistë.
Situata financiare në vend, nuk mund të krahasohet me atë të shteteve të huaja, kështu shprehet një shqiptar që jeton në Boston.
“Nuk mund të them asgjë për të ardhurat, se s’dua t’ju lë me pishmanllëk që më pyetët. Nuk kanë të krahasuar standardet e jetesës”, pohon ai.
Vetëm në tre muajit e parë të vitit dërgesat e emigrantëve arritën në 242 milionë euro, nga 214 milionë euro që ishte vlera në të njëjtën periudhë vjet, duke u rritur me 13%.
“Gjatë periudhës, është vërejtur rritje e dërgesave jo vetëm në kanale formale (sistem bankar dhe operatorë të transferimit të parave), por edhe në formën e prurjeve në cash”, thotë Banka e Shqipërisë.
Ndikim në shtimin e vlerës së remitancave po jep edhe rritja e numrit të emigrantëve shqiptar. Por nga ana tjetër zhvlerësimi i euros po ndikon negativisht në këto transferta, pasi qytetarët kur bëjnë konvertimin e eurove në lekë, po marrin më pak para në dorë se vjet.
VLERA E REMITANCAVE
Janar-Mars 2023 214 mln euro
Janar-Mars 2024 242 mln euro
Rritja +42 mln euro
G.M./SI.E./Shqiptarja.com
Sondazhi i ditës:
Çfarë prisni në vitin 2025?
-
Punë
8.1%
-
Shëndet
73.5%
-
Mirëqënia
18.5%
Vota total: 260
Votat totale janë unike
Lajme të tjera
-
I njëjti produkt në Shqipëri më shtrenjtë se në Itali, ekspertja e Ekonomisë në Report Tv: Tregtarët abuzojnë me çmimet, duhen kontrolle nga shteti
9 Dhjetor 2024, 13:29
-
Dyfish më të larta çmimet në Shqipëri sesa Itali! Blogerat italianë tregojnë sa shpenzuan për të njëjtat produkte në të dy shtetet, këtu paguan 7 euro më shumë (VIDEO)
8 Dhjetor 2024, 12:09
-
Vrojtimi i BSH/ Ndërtimi optimist, rritet kërkesa për prona! Turizmi ‘pesimist’, ndikoi rënia e ‘bumit’ të sezonit veror! Besimi në ekonomi u ul me 0,4% në Nëntor
2 Dhjetor 2024, 17:25
-
Shumë të ardhura pak shpenzime! Suficiti arrin në 720 mln euro, në 10 muaj u mblodhën 5.8 mld euro! U shpenzuan 5.1 mld euro
26 Nëntor 2024, 16:22
-
Çmimet e qumështit dhe kosit në Kosovë 2 herë më të ulta sesa në Shqipëri
28 Tetor 2024, 09:40
-
Kuvendi i paguan nga 35 mijë lekë në muaj qiranë në Tiranë 19 deputetëve! Kryesojnë më “pasivët” në seanca
14 Shtator 2024, 14:49
-
1 në 4 familje “mbahen” nga emigrantët! Në 6 muajt e parë, 510 mln € dërgesa nga jashtë
11 Shtator 2024, 16:18
-
Shqipëria fitoi nga turizmi 394 mln € më shumë se vjet, por u vizitua nga të huajt “koprracë”
10 Shtator 2024, 16:05
-
Po shitet më pak...por shtrenjtimi s’ndalet! Rriten me 16% çmimet e apartamenteve në Shqipëri! Tirana, më e “kripura”
10 Shtator 2024, 15:36
-
Të gjithë bashkë bëjnë mrekulli! Emigrantët mbledhin 440 mijë $, kthejnë në muze kullën e Bajraktarit
17 Gusht 2024, 15:40
-
“Shtegtarët” shqiptarë, emocione në qytetin e lindjes! Festë mirënjohjeje në Lezhë
16 Gusht 2024, 13:03
-
Fluks në portin e Durrësit, gushti sjell emigrantët në Atdhe! Tragetet nisin lundrimet e dyfishta, mes udhëtarëve shumë turistë italianë
2 Gusht 2024, 12:18