Në 7 muaj të ardhurat nuk u realizuan me 264 mln euro! Pandemia zgjeron në nivel historik deficitin

TIRANË- Rënia në realizimin e planit të të ardhurave vazhdon. Në 7 muaj në total janë mbledhur 233.1 miliardë lekë, ose rreth 32.6 miliardë lekë më pak se në 7 muajit e vitit 2019.

Nga ana tjetër deficiti buxhetor është zgjeruar me më shumë se 40 miliardë lekë, dhe në fund të muajit korrik ai ishte 49.2 miliardë lekë.

Në raport me të ardhurat e realizuara deri në korrik të një viti më parë nga TVSH-ja janë mbledhur 8.5 miliardë lekë më pak, nga tatimi mbi fitimin rreth 7.1 miliardë lekë më pak, nga akciza -2.1 miliardë lekë. Po ashtu në rënie prej me 6.8 miliardë lekë janë edhe të ardhurat nga Tatimi mbi te Ardhurat Personale.

Ndërkohë nëse deri në korrik të vitit 2019 pushteti vendor kishte mbledhur 15.1 miliardë lekë, këtë vit ka pasur një rënie me 2.1 miliardë lekë dhe ka realizuar vetëm 13 miliardë lekë.

E ndërsa rënia e të ardhurave është e ndjeshme, shpenzimet janë rritur me 10.3 miliardë lekë krahasuar me 7 muajit e një viti më parë.

B.K./b.ha./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Ilir: 25/08/2020 12:30

    Pothuajse asnje biznes nuk leshon kupon tatimor...! Nuk duhet perdorur pandemia si justifikim per te rritur evazionin fiskal apo per te mbushur xhepat e inspektoreve apo drejtoreve te tatimeve!

    Përgjigju
  • karidi: 25/08/2020 10:11

    e po meqe jemi ne kete katrahure, deficit (dhe pritni se skeni pare gje akoma), ju te mediave pro-masave vazhdoni dhe promovoni aksionin antikovid te qeverrise. vazhdoni elozhoni mbylljet. bejini fresk atyre institucioneve qe zbatojne me rigorozitet ligjin, promovoni policine dhe "zgjidhjet" anti-pandemike. vazhdoni vazhdoni se do ju vije fundi edhe juve shume shpejt, reklama ska me, por do ndodhe qe nje dite nga keto dhe ai i gjati tju thote skam me para as per ju. para disa muajsh pikerisht juve te mediave ca sbete qe te mbyllej jeta e nates por harruat se gjysma e parave qe shkojne ne buxhet gjenerohen pikerisht naten. pa diskotekat dhe muziken vdesin butiqet parukjeret taksite fastfudet e shkon zinxhir pa folur per njerezit e punesuar ne kete industri... po dasmat?! slate njeri pa denoncuar. po shkollat! femijet dhe mesimi online (qe nuk funksionon) po i len gjytryma bijt tane. tani avash avash filloni dhe merruni me vjedhjet dhe grabitjet, merruni me malaviten e kriminalitetin sepse njerzit skan ca me henger e do duhet te mbijetojne edhe duke vjedhur edhe duke grabitur. varfllik-maskrallik i thone. pra si perfundim nese kovidi juaj i shumepromovuar ne 6 muaj vrau rreth 200 vete pleq pergjithsisht me semundje shoqeruese, varferia qe po gjenerojne masat ndaj tij do vrasin qindra mijra te rinj e te reja qe vertete sot jane per tu meshiruar.

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    Si ka qenë për ju viti 2024?



×

Lajmi i fundit

Spahiu: Thirrja e Erjonit dhe Belindit në të njëjtën ditë në SPAK, politikë penale dhe jo profesionale

Spahiu: Thirrja e Erjonit dhe Belindit në të njëjtën ditë në SPAK, politikë penale dhe jo profesionale