Në 8 vjet, Ilir Meta udhëton gjithmonë jashtë shtetit në 21 janar

Në 8 vjet, Ilir Meta udhëton gjithmonë jashtë shtetit në 21 janar

Ditën e sotme, faqja e Presidencës lajmëron se Presidenti i Republikës është nisur në një vizitë zyrtare në Malin e Zi, ku do të takojë homologun e tij malazez, Milo Gjukanoviç.

Në dukje, një lajm i tillë nuk ka asgjë të çuditshme, por nga një kërkim pak më i imtësishëm, rezulton se që prej 21 janarit të 2011-s, Meta gjithmonë sajon një pretekst për të mos qënë në këtë datë në Shqipëri.

Kështu, faqja e Ambasadës Shqiptare në Vjenë tregon se në vitin 2013, Ilir Meta udhëtoi në këtë datë për një “takim pune” në kryeqytetin austriak.

Një vit më pas, në vitin 2014, në 21 janar Meta udhëtoi në Marsejë, për të qenë i pranishëm në Asamblenë Parlamentare të Mesdheut.

Vitin pasardhës u gjet një vizitë zyrtare 3-ditore në Shkup. Nga 20 janari deri në 22 janar, Meta ishte në kryeqytetin maqedonas për t’u takuar me Gruevskin.

Në 2017-n, Ilir Meta udhëtoi për në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, ndërsa në 2018-n, e kaloi të gjithë 21 janarin në Kosovë, përsëri në vizitë zyrtare.

Ndërsa sivjet, Presidenti i Republikës ka gjetur “si shpëtim” Malin e Zi.

Mund të jetë thjesht një rastësi, por duke parë ngarkesën emocionale dhe domethënien që ka kjo datë për Ilir Metën, kemi të bëjmë në rastin më të mirë me një rastësi vërtet të çuditshme./LEXO.AL

Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Populli: 21/01/2019 14:23

    Mbeti rrugeve kryehajduti Meta,gruaja ne rruge dhe vete ky ne rruge,vetem rruga i bashkon keto plehra.

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:
    21 Dhjetor, 15:03

    Si e vlerësoni mbylljen e TikTok në Shqipëri për një vit?



×

Lajmi i fundit

Shkodër/ Po dhunonte të atin dhe e kërcënonte për ta vrarë, policia arreston në flagrancë 29-vjeçarin

Shkodër/ Po dhunonte të atin dhe e kërcënonte për ta vrarë, policia arreston në flagrancë 29-vjeçarin