Aktori i mirënjohur shqiptar Robert Ndrenika ishte sot në Gjykatën Administrative në mbështetje të kryebashkiakut të Tiranës Erion Veliaj lidhur me çështjen kundër prokurorit të SPAK Olsi Dados. Në dalje për mediat ai tha se nuk i kishte kuptuar asnjëherë 13 akuzat që SPAK ka ngritur kundër tij.

Ndrenika komentoi dhe deklaratën e bërë brenda në sallë ku i tha Veliajt se “çfarë të ka mbetur nga burgu, vij e bëj unë për ty”.

Gazetar: Pse zgjodhët të ishit i pranishëm në gjyqin e kryetarit të Bashkisë së Tiranës?

Ndrenika: Sepse e njoh që fëmijë, pothuajse e kam ndjekur që në fëmini. është djalë jetim, i rritur me halle, me probleme, dhe që në fillore ka qenë filozof fëmijë.

Gazetar: Kjo ishte arsyeja që erdhët ditën e sotme për ta mbështetur?

Ndrenika: Edhe që i ka ndihmuar shumë teatrin dhe artistët.

Gazetar: Si t’u duk pamja e z. Veliaj, pas gati një viti e pak në burg?

Ndrenika: Mirë m’u duk.

Gazetar: Pra, nuk kishte ndryshuar?

Ndrenika: Jo, them që jo.

Gazetar: Po ndonjë këshillë, se e pamë që i thatë “e bëj unë burgun për ty”?

Ndrenika: E dëgjove këtë?

Gazetar: Isha në rreshtin e parë.

Ndrenika: Po të jetë nevoja, e bëj.

Gazetar: E përballoni dot?

Ndrenika: Posi!

Gazetar: Po 13 akuzat ndaj z. Veliaj?

Ndrenika: Unë s’i kam kuptuar ato akuza.


Lajmi kryesor:

Padia kundër Dados/ KLP: Veliaj të moslegjitimohet si paditës! Kryebashkiaku kërkon të njihet me prapësimet, shtyhet seanca! Artistë e Ndrenika në seancë