'Në Air Albania presim 1200 tifozë të rrezikshëm', shefi i sigurisë për finalen e Conference League: Bileta pa barkod nuk do lejohen!

Roma dhe Feyenord janë dy skuadra më emër në Europë dhe tifozët e tyre njihen edhe si huliganë, por për finalen e Conference League më 25 maj në Tiranë, duket se gjërat janë ndryshe.

“Nga informacionet që kemi do të thotë që tifozët nuk janë në rangun e huliganizmit. Janë tifozë normal, pak mbi mesataren. Kemi studiuar, kemi pasur kontakte, kemi bërë takime edhe me oficerët përgjegjës të dy ekipeve dhe na është thënë që janë 350-400 tifozë mbi mesataren tifozë të Feyenordit dhe rreth 700-800 nga të Romës,”-u shpreh Naim Dani, administrator i BBS Security.

Siguria në stadium i është besuar një kompanie shqiptare, që do ketë për detyrë të menaxhojë hyrjen e tifozëve dhe sigurinë brenda ‘Air Albania-s’.

“Koha jonë përgatitore ka filluar që në muajin shtator, ndërsa këtu futet edhe trajtimi me lektorët e UEFA-s. Jemi trajtuar nga unë i pari, përgjegjësat dhe deri te stjuarti më i fundit. Trajtimi ka qenë në teori dhe në praktikë,”-deklaroi Naim Dani.

Shefi i sigurisë thotë se tifozët duhet të kenë parasysh se shumë sende nuk do lejohen të futen në stadium.

“Lejohet telefoni, bileta, sendet personale të nevojës. Nuk do lejohen çelsat, monedhat e hekurit, çakmakët dhe as aparetet fotografikë. Pastaj dihet që lëndet ekspolizive, te fishekzjarret, te armët dhe thikat që dihet,”-tha Naim Dani.

Naim Dani jep përgjigje dhe për disa pikëpyetje të rifozëve për biletat.

“Mbrëmë më pyeti njëri nëse bileta është me screenshot është e vlefshme? I thashë jo! Bileta duhet të jetë me barkodin personal në mënyrë që të çekohet me skaner dhe të quhet e vlefshme. Nëqoftëse do bëhet screnshoot dhe do delegohet bileta nga një person te tjetri kjo nuk do lejohet dhe do mbesin jashtë,”-u shpreh Naim Dani.

Ne.k./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    A ka politika frikë nga SPAK-u?



×

Lajmi i fundit

Meta 'në sulm', Kulluri: Ka paranoja! I vetmi që e ka shitur është Berisha, kur ta kuptoj do jetë vonë

Meta 'në sulm', Kulluri: Ka paranoja! I vetmi që e ka shitur është Berisha, kur ta kuptoj do jetë vonë