Për pasojë dy mjetet kanë dalë nga rruga, dhe automjeti ‘Fiat Punto’ është përplasur me një mur ndarës të një karburanti dhe më pas është përplasur me automjetin ‘Furgon Sprinter’ me targa TR 5482 K, i cili ndodhej i parkuar në anë të rrugës.
Si rezultat i përplasjes fatale ka humbur jetën 47-vjecari Aleks Pula dhe janë plagosur Sandër Hilaj, Mark Simoni, Marije Simoni dhe Anton Gjoka, të cilët janë transportuar me urgjencë drejt Spitalit Ushtarak të Tiranës për marrjen e ndihmës mjekësore.
Në vendgjarje kanë mbërritur forcat e policisë, të cilët kanë nisur hetimet për zbardhjen e plotë të shkaqeve të aksidentit të rëndë.
Redaksia Online
(e.s/shqiptarja.com)