Në banesë i gjendet një kallashnikov, municion luftarak dhe bimë narkotike, arrestohet 26-vjeçari në Maliq, në kërkim vëllai i tij

KORÇË- Një 26-vjeçar është arrestuar nga policia në Maliq dhe vëllai i tij është shpallur në kërkim pasi, janë kapur me armë pa leje dhe kanë kultivuar bimë narkotike, Policia njofton se është arrestuar në flagrancë të shtetasit R. M., 26 vjeç, banues në fshatin Selcë, Maliq dhe është shpallur në kërkim vëllai i tij shtetasi D. M., 21 vjeç, banues në Libonik, Maliq.

Gjatë kontrollit të ushtruar në banesën dhe ambientet përreth saj në pronësi të shtetasve të mësipërm, u gjetën 1 armë zjarri tip kallashnikov, një sasi me municione luftarake, 2 krëhëra dhe 2 bajoneta arme zjarri, të cilat u sekuestruan në cilësinë e provës materiale.

Gjithashtu u konstatuan edhe disa fidanë të dyshuar kanabis, të cilat dyshohet të jenë kultivuar nga dy vëllezërit në bashkëpunim me njëri-tjetrin.

Materialet në ngarkim të tyre i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Korçë, për veprat penale "Armëmbajtja pa leje" dhe "Kultivimi i bimëve narkotike", të kryera në bashkëpunim.

1630740861_Screenshot2.jpg

M.Q./r.k./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    Si do jenë ndryshimet në Kodin Zgjedhor që do bëjnë PS-Rithemelimi?



×

Lajmi i fundit

Këshilli Bashkiak i Himarës komandon kryetaren e Bashkisë, koalicioni Bashkë Fitojmë bashkon votat me PS

Këshilli Bashkiak i Himarës komandon kryetaren e Bashkisë, koalicioni Bashkë Fitojmë bashkon votat me PS