SPANJË - Real Madrid dhe Manchester City barazuan 3-3 më 9 prill në "Bernabeu". Për duelin e "Galaktikëve" ishin të shumta kërkesat për bileta, me një tifoz që nuk ka gjetur të tillë.
Javier Caireta Serra, një tifoz fanatik i "Galaktikëve" nuk ka mundur të sigurojë një biletë për këtë duel, duke gjetur një mënyrë origjinale për të qenë në 90 minutëshin që në fund rezultoi fantastik dhe me gjashtë gola.
Tifozi u fut një ditë para në stadium si vizitor dhe u kyç në një nga banjat e "Santiago Bernabeut" për më shumë se 30 orë. Javier Caireta Serra e ka filmuar të gjithë ngjarjen dhe një ditë më pas u shfaq mes tifozëve.
Ai u fsheh nga sigurimi dhe kamerat e stadiumit, duke marrë një 'biletë falas'. Javier Caireta Serra është një 'Youtuber' që ngarkon video të ndryshme të fansave të Real Madrid.