VIDEO/ Në bashkëpunim me 3 gra të tjera mbante peng dhe shfrytëzonte për prostitucion 24 vjeçaren! Arrestohet në Fier, Arbër Mehmetaj

Ka zgjatur vetëm 4 ditë arratia e 33 vjeçarit, Arbër Mehmetaj i cili ishte shpallur në kërkim për mbajtjen peng dhe prostituimin e 24 vjeçares nga Patosi të cilën e kishte mashtruar duke e nxjerrë nga gjiri familjar.

Mehmetaj në bashkëpunim me 3 gratë e arrestuara Aleksandra Toska, Pranvera Isufaj dhe e mitura A.D, mbanin peng prej 2 muajsh 24 vjeçaren nga Patosi.

Ndaj tij rëndojnë akuzat për veprat penale "Heqja e paligjshme e lirisë", "Shfrytëzimi i prostitucionit" dhe "Mbajtja e lokaleve për prostitucion".

Nga momenti i takimit me Arbër Mehmetin dhe deri kur policia u njoh me denoncimin e shoqes së vajzës, 24-vjeçarja është shfrytëzuar për prostitucion në dy banesa me qira në qytetin e Fierit dhe në një ambient të brendshëm në lokalin e 33-vjeçarit, kundrejt shumave 30 mijë lekë deri 200 euro, para që të përfshirët në këtë rrjet i kalonin në llogaritë e tyre. Tashmë në duart e personave që do të kujdesen për rehabilitimin e saj dhe rikthimin në familje, vajza ka treguar se gjatë këtyre dy muajve është detyruar të kryejë marrëdhënie seksuale me meshkuj të ndryshëm edhe në disa hotele, në natyrë dhe në automjete.

Marrjen peng të 24-vjeçares, dhunimin dhe shfrytëzimin e saj e dinin edhe vajza të tjera me të cilat Arbër Mehmeti bashkëpunonte. Tre prej tyre u arrestuan nga policia. Aleksandra Toska, një 19 vjecare banuese në Fier, kishte dhe një nga banesat e marra me qira ku vajza shfrytëzohej për prostitucion. Pranvera Isufaj, 32 vjeç nga Patosi ishte në masë sigurie të arrestit shtëpiak për mbajtje pa leje të armëve të ftohta dhe sipas policisë ka bashkëpunuar në këtë rrjet bashkë me një të mitur 17-vjeçare me inicialet A.D nga Fieri.

Kreu i veprimtarisë kriminale, Arber Mehmeti ishte i dënuar më parë, pasi në vitin 2013 ka tentuar të vrasë në bashkëpunim me një person tjetër, dy të rinj 21 vjeçarë. Sipas burimeve për Report Tv, në kohën kur shfrytëzonte të renë për prostitucion, Mehmeti ishte në “arrest shtëpie”, masë të cilën e ka thyer dhe ndër të tjera do të akuzohet edhe për largimin e të burgosurit nga vendi i qëndrimit. Policia po heton për të identifikuar dhe për të vënë përpara përgjegjësisë penale, edhe persona të tjerë të implikuar në këtë rast.

B.V/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    27 Nëntor, 11:43

    Si e vlerësoni vendimin e GJKKO që liroi Berishën nga arresti shtëpiak?



×

Lajmi i fundit

Ja pse 'lirimi' i Sali Berishës i gëzoi të gjithë

Ja pse 'lirimi' i Sali Berishës i gëzoi të gjithë