Në BE ende në diskutime, Kina vë në përdorim pasaportën COVID
Foto ilustruese e pasaportës COVID
KINA- Kina krijon dhe vë në përdorim pasaportën COVID!
Ajo do të jetë një certifikatë dixhitale, në të cilën do të pasqyrohet nëse personi eshtë i vaksinuar apo jo si dhe rezultati i testit anti-COVID. Certifikata do të jetë në dispozicion të qytetarëve përmes një programi në platformën kineze, WeChat që u lançua të hënën.
Certifikata ka si qëllim të nxis rimëkëmbjen ekonomike botërore si dhe të lehtësojë udhëtimin ndërkufitar.
Ajo është krijuar për tu përdorur brenda dhe jashtë vendin, por aktualisht po përdoret vetëm nga qytetarët kinezë dhe nuk është ende e detyrueshme.
Pas Izraelit dhe Britanisë së Madhe, Kina bëhet vendi i tretë në botë i cili vë në përdorim pasaportën COVID.
Ndërkohë që në BE, pavarësisht se diskutimet për krijimin kanë nisur relativisht herët, ende nuk është konfirmuar zyrtarisht përdorimi i saj.
Disa ditë më parë, një reagim i ashpër ka ardhur edhe nga drejtori rajonal i OBSH-së në Evropë, Hans Kluge. Ai është shprehur se një pasaportë e tillë nuk është vendimi i duhur pasi ende nuk është e sigurt se sa do të zgjasë imuniteti pas vaksinimit si dhe e ka konsideruar diskriminuese për shkak se një pjesë e mirë e shteteve nuk kanë marrë ende vaksinën anti-COVID.
J.GJ./Shqiptarja.com
Sondazhi i ditës:
27 Janar, 09:30
A mendoni se vota e diasporës do të jetë përcaktuese në zgjedhje?
-
Po
50.8%
-
Jo
44%
-
Nuk e di
5.2%
Vota total: 2251
Votat totale janë unike
Lajme të tjera
-
COVID-19 doli nga laboratori i Wuhanit? CIA nxjerr raportin
26 Janar, 10:05
-
Lufta/ Trump lejon dërgimin e bombave 900-kilogramëshe në Izrael! Prezanton planin për transferimin e palestinezëve në Egjipt e Jordani
26 Janar, 07:57
-
OKB ka pak alternativa për fonde pasi SHBA tërheq mbështetjen
23 Janar, 16:24
-
Raporti: Kina dhe Izraeli kryesojnë vendet që burgosin gazetarët
22 Janar, 20:10
-
Kina përgatitet për një luftë të mundshme tregtare pasi presidenti Trump kërcënon të vendosë tarifa
22 Janar, 20:03
-
'Ka kërkuar fonde të padrejta', Donald Trump urdhër ekzekutiv për tërheqjen e SHBA-së nga OBSH
21 Janar, 17:58
-
Gjermania dënon planin e Donald Trump për t’u larguar nga OBSH
21 Janar, 15:50
-
Liderët botërorë reagojnë për inaugurimin e Donald Trump
21 Janar, 15:23
-
SHBA/ Nga dalja prej Marrëveshjes së Parisit, 'dy gjinitë' e falja e 1500 sulmuesve të Kapitolit më 6 janar! Urdhrat që Trump firmosi ditën e parë
21 Janar, 08:45
-
Lufta dhe pasojat/ OBSH: Do të nevojiten 10 miliardë dollarë për të rindërtuar sistemin shëndetësor të Gazës, i shkatërruar tërësisht
19 Janar, 17:29
-
E ardhmja e rrjetit TikTok në SHBA
18 Janar, 16:11
-
Trajtimi mjekësor për fëmijën nga Gaza, kreu i OBSH: Shqipëria, shembull frymëzimi
17 Janar, 20:56