VIDEO/ Në burg për blerje votash, Fredi Beleri vizitohet në qeli nga zyrtari i lartë i Ministrisë së Jashtme greke

Fredi Beleri, kandidati fitues i zgjedhjeve në Himarë, i akuzuar për blerje votash është vizituar në burg në Vlorë nga Theoharis Lalakos, Sekretar i Përgjithshëm i Ministrisë së Jashtme të Greqisë. Zyrtari i lartë grek i cili ka mbërritur që dje në Shqipëri ka takuar Belerin për 15 minuta dhe ka ikur.

Kujtojmë se Greqia zyrtare ka qenë refraktare dhe ka përshkallëzuar reagimin ndaj autoriteteve shqiptare për arrestimin e Fredi Belerit, i cili fitoi bashkinë e Himarës nga qelitë e burgut ku ndodhet për akuzën e blerjes së votave që prej datës 12 maj.

Ditën e djeshme ministri i jashtëm grek Nikos Dendias, në një intervistë për median greke “Star”, e quajti këtë çështje mjaft serioze dhe tha se do ta shtrojë në takimin e Ministrave të jashtëm të BE-së të hënën në Bruksel. Dendias, tha se shpreson të diskutojë me homologen Olta Xhaçka, ndërsa kërkoi lirimin e menjëhershëm të Fredi Belerit. Dendias foli edhe për të arrestuarin tjetër Pandeli kokaveshi, duke përmendur problemet e tij shëndetësore për shkak të një operacioni të mëhershëm me zemrën.

I pyetur nëse kjo çështje do të ndikojë lidhur me marrëveshjen që do nënshkruajnë në Hagë, Dendias tha se shpreson që  veprimi i autoriteteve gjyqësore të Shqipërisë të mos përbëjë ndryshim qëndrimi politik. Gjykata e Vlorës dha sot masën e sigurisë ‘arrest me burg’ për Fredin Belerin. Ai akuzohet për blerjen e 8 votave me nga 5 mijë lekë për zgjedhjet vendore. Gjykata e Vlorës pas vendimit shpalli mos kompetencë dhe dosja hetimore tashmë kalon në SPAK. Bleri akuzohet për veprën penale ‘korrupsioni aktiv në zgjedhje’. 

Ndaj reagimit nga ana e Greqisë ministrja e Jashtme e Shqipërisë e ka patur një replikë, Olta Xhaçka e cila në një postim të bërë në tëitter, shkruan se Greqia nuk duhet të vërë në diskutim vendimin e gjykatës në Shqipëri kur provat janë të qarta. Më tej shton se organet e diplomacisë greke duhet të jenë më të përmbajtura në deklarata.

1684407187_page.jpg

 

Theoharis Lalakos dhe Fredi Beleri

K.T./M.Q./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Iris: 19/05/2023 00:56

    Ndonje suflaqe ja shpuri,se nuk ben te vinte duarbosh?

    Përgjigju
  • Bobi: 18/05/2023 18:13

    Ca fytyre ky fredi

    Përgjigju
  • Adi: 18/05/2023 13:53

    Oqi re file..fredis bejleris pompist ktyetar vk

    Përgjigju
  • Eri: 18/05/2023 13:49

    Lejohen vizita pa u bere gjygji? Rrezikon te prishen provat. Pse toleron Ministria e drejtesise dhe e brendshme te tilla veprime?

    Përgjigju
    • Kik: 18/05/2023 14:59

      Fiks pse i lejojne sa shqiptare kane vrare keta.

  • Sondazhi i ditës:
    17 Dhjetor, 08:53

    Hapet një tjetër grupkapitull me BE, a po ecet shpejt drejt integrimit?



×

Lajmi i fundit

Shqipëri-BE marrëveshje bashkëpunimi për sigurinë e mbrojtjen, Rama: Lidhje e pandashme! Hasani: Luftojmë kërcënimet kibernetike

Shqipëri-BE marrëveshje bashkëpunimi për sigurinë e mbrojtjen, Rama: Lidhje e pandashme! Hasani: Luftojmë kërcënimet kibernetike