Në burg për drogë, zv/drejtori i spitalit Sarandë dyshon se ka COVID-19! Gjykata kërkon testimin e tij nga ISHP
Florenc Llanaj gjatë arrestimit
Florenc Llanaj, ish-nëndrejtori i spitalit të Sarandës i arrestuar në Maj 2019 nga policia dhe prokuroria e Krimeve të Rënda, për trafik droge në kuadër të grupit kriminal, dyshon se është prekur nga koronavirusi. Për gati një vit, Llanaj ndodhet në qelitë e burgut 313, por gjatë kësaj periudhe pandemie, ai ka shfaqur probleme me shëndetin, si temperaturë dhe dhimbje fyti, dhe sipas tij pas gjithë këtyre simptomave dyshon se është prekur nga COVID-19.
Florenc Llanaj, i është drejtuar Gjykatës së Posaçme për Krime të Rënda me një kërkesë për ndryshimin e masës së sigurisë nga “arrest në burg” në “arrest shtëpie”, pasi dyshon se është prekur nga COVID-19.
Kërkesës së tij për të bërë testin e COVID-19, trupi gjykues i Gjykatës së Posaçme i është përgjigjur pozitivisht. Mësohet se gjykata ka urdhëruar stafin e Spitalit të Burgut dhe Institutin e Shëndetit Publik në Tiranë, që Florenc Llanajt t'i bëjnë testin e COVID-19.
Seanca gjyqësore për të mësuar nëse virusi COVID-19 ka depërtuar ose jo dhe në ambientet e burgjeve shqiptare, pritet të zhvillohet në 15 prill 2020 në orën 09:00.
Florenc Llanaj, është një nga 14 të arrestuarit e grupit që transportonin drogë nga Shqipëria drejt Greqisë. Goditja e këtij grupi kriminal është kryer nga policia në muajin Maj 2019, ndërsa njeriu që drejtonte grupin ishte një person nga qyteti i Korçës, Kejdi Sadushi, i cili kishte vetëm pak kohë që ishte kthyer nga Greqia në Korçë, pasi në shtetin Helen kishte vuajtur një dënim për trafik droge.
I.K/Shqiptarja.com
Sondazhi i ditës:
24 Janar, 09:42
Sa i drejtë do të jetë procesi i primareve në PD?
-
Shumë
0%
-
Pak
0%
-
Aspak
100%
Vota total: 2
Votat totale janë unike
Lajme të tjera
-
Urdhri i Biden për uljen e dënimit ose ndryshimin e masës, dy të burgosur përjetë refuzojnë, zbardhet kërkesa e tyre
20 Janar, 08:58
-
Në punë ditën, në burg natën, Kuvendi me ligj të ri për të dënuarit nën 2.5 vjet
7 Janar, 20:02
-
Kinë/ Shqetësim për virusin e ri misterioz, spitalet mbushen plot
3 Janar, 22:34
-
Sëmundja e murtajës së derrave, vatër e re në Ishull-Lezhë! Ndalohet shitja e mishit
28 Dhjetor 2024, 15:28
-
Gazetarja: Si torturoheshin dhe groposeshin të gjallë të burgosurit në regjimin e Assad në Siri
12 Dhjetor 2024, 14:54
-
Identifikohet i burgosuri shqiptar që u gjet i vdekur në qelinë e Malandrinos në Greqi (EMRI)
4 Dhjetor 2024, 15:30
-
Greqi/ Gjendet i vdekur në burg 37-vjeçari shqiptar, një i dënuar tjetër në gjendje të fikëti
2 Dhjetor 2024, 20:50
-
Iu gjet një arsenal me armë në makinë, dënohet me 14 muaj burg 19-vjeçari shqiptar në Angli (EMRI)
16 Nëntor 2024, 15:33
-
Historia e pazakontë në Itali/ U kap me 11 kg kokainë, Gjykata e Breshias liron shqiptarin! Shkak mospërkthimi i akuzës, por...
14 Nëntor 2024, 14:34
-
Francë/ Prokuroria në Paris kërkon dënimin me 5 vjet burg dhe 300 mijë euro gjobë për Marine Le Pen
14 Nëntor 2024, 14:23
-
Gripi i shpendëve, Ministria e Bujqësisë: Asnjë person i prekur! Gjatë fundjavës u monitoruan 2304 ferma me rreth 97 mijë shpendë
4 Nëntor 2024, 09:36
-
Lutfi Dervishi: Burg, burg, burg....
2 Nëntor 2024, 13:39