Në burg për inceneratorin e Fierit, Alqi Ballko rrezikon të akuzohet edhe për Elbasanin

Pavarësisht se deri tani insistohet si nga ana e organit të akuzës, si nga mbrojtja e ish-deputetit, se Alqi Bllako akuzohet vetëm për abuzimet me inceneratorin e Fierit, me sa duket, akuzë për të mund të ngrihet edhe për Inceneratorin e Elbasanit. Report Tv siguroi dokumentin e SPAK, pjesë e dosjes hetimore, i cili nxjerr në pah jo vetëm Alqi Bllakon, por edhe Mirel Mërtirin, bashkëjetues i Stela Gugalljas. Ata rrezikojnë të merren të pandehur edhe për inceneratorin e Elbasanit, ndërsa SPAK u ka vënë në dispozicion materialin hetimor avokatëve të Bllakos dhe Gugalljas. 

“Bazuar në dokumenta të administruara gjatë hetimit provohet fakti dhe krijohet bindja se shtetasi Alqi Bllako në cilësinë e sekretarit të Përgjithshëm të Ministrisë së Mjedisit në bashkëpunim edhe me shtetasit Pëllumb Abeshi, Etleva Kondi, Jonid Zeqo, Bardhul Çabiri, Serafin Pepa në cilësinë e anëtarëve të dhënies së koncesionit si dhe në bashkëpunim me shtetasin, Lefter Koka, në cilësinë e Ministrit të Mjedisit, kanë konsumuar të gjithë elementët e veprës penale shpërdorim i detyrës të kryer në bashkëpunim”, thuhet në një pjesë të dosjes hetimore.

Sa u përket 24 kompanive fiktive, përmes së cilave kryheshin transferta të dyshuara korruptive, SPAK ia ka kaluar për konpetencë Prokurorisë së Durrësit. Mbrojtjes së personave nën hetim u janë lënë disa ditë kohë të grumbullojnë argumentat dhe pretendimet e tyre, përpara se dosja të kalojë në Gjykatë të Posaçme për seancë paraprake. Në ditët në vijim pritet që SPAK t’i drejtohet gjykatës edhe për caktim mase sigurie për Alqi Bllakon, për inceneratorin e Elbasanit.

Bllako u rikthye Apeli i së Posaçmes në masën e sigurisë “arrest në burg” për inceneratorin e Fierit pak ditë më parë, ndërsa liria e dhënë nga shkalla e parë zgjati vetëm 34 ditë. Për aferën e inceneratorëve, bashkëvuajtës në paraburgim me Bllakon në një qëli në Durrës është edhe ish-ministri i Mjedisit, Lefter Koka.

/KT/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    23 Dhjetor, 23:33

    Opozita proteston duke paralizuar 3 orë Tiranën, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Spahiu: Qeveria teknike e 2017 kishte 10 ministra nga PD por humbi 10 herë më thellë

Spahiu: Qeveria teknike e 2017 kishte 10 ministra nga PD por humbi 10 herë më thellë